KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 24 milionë euro këtë javë do të aprovohen nga Programi për grante në bujqësi – Fillon edhe pagesa 30 milionëshe për subvencione   
Ekonomi

24 milionë euro këtë javë do të aprovohen nga Programi për grante në bujqësi – Fillon edhe pagesa 30 milionëshe për subvencione   

Kosova News
Kosova News 08:53 -15/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Bujqësisë këtë vit do të ndajë 24 milionë euro për grante në bujqësi. Fermerë e ekspertë të bujqësisë mirëpresin shumën e dedikuar dhe fillimin e procedurave për ndarjen e granteve. Ata thonë se nga buxheti i shtetit duhet të përkrahen fermerët meritorë.

Me qëllim të zhvillimit të bujqësisë dhe rritjes së prodhimtarisë vendore, Ministria e Bujqësisë do të ndajë 24 milionë euro grante për bujqit këtë vit. Këtë javë do të aprovohet Programi për grante për vitin 2023, e deri në fund të javës do të ekzekutohen rreth 30 milionë euro pagesa për subvencione dhe grante, tha ministri i Bujqësisë, Faton Peci, në konferencën për media pas mbledhjes së fundit të Qeverisë. 

Kryetar i Federatës Sindikale të Bujqve, Tahir Tahiri, thotë se është lajm i mirë nisja e procedurave për ndarjen e granteve për këtë vit, pasi bujqit kanë nevojë për ndihmën e shtetit.

“Është e mirëseardhur ndarja e një shume të tillë dhe shpresojmë se në të ardhmen Qeveria do ta rrisë edhe më shumë fondin për grande. Në mesin e kërkesave të bujqve, është që këtë vit t’iu mundësohet që të marrin mekanizim të rëndë bujqësor nga shtetet e perëndimit si Zvicra apo Gjermania, sepse atje ka mundësi me ble pajisje bujqësore të përdorura, por të ruajtura dhe me çmime shumë më të favorshme se pajisjet e reja që fermerët detyrohen t’i  blejnë këtu në Kosovë”, tha ai.

Tutje, Tahiri i tha Radio Kosovës se kërkesë e bujqve është përkrahja më e madhe për ndërtimin e pikave grumbulluese dhe përpunuese.

Bujqësia është një sektor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, andaj investimet në bujqësi mundësojnë zhvillim dhe shtimin e prodhimtarisë bujqësore.

Kështu tha profesori i bujqësisë, Imer Rusinovci, i cili thekson se me buxhet të shtetit duhet të përkrahen fermerët më të vyer. 

“Disi deri tani, masat stimulative për buqit nuk kanë dhënë ndonjë rezultat inkurajues për faktin se vazhdojmë të kemi import të madh. E dimë se ka pasur edhe disa keqpërdorime me grande e subvencione,  të cilat duhet të eliminohen. Por, po ripërsëris, grandet dhe subvencionet duhet të dedikohen për fermerët meritorë. Kjo shumë sigurisht se nuk është e mjaftueshme për bujqësinë, por është mbresëlënës trendi i shtimit të buxhetit për përkrahjen e bujqve dhe zhvillimin e bujqësisë”, tha Rusinovci.

Gjatë vitit 2022, nga buxheti i shtetit Ministria e Bujqësisë ka ndarë mbi 70 milionë euro subvencione e grante për bujqit kosovarë.

Gjithashtu lexoni:

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet

Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja

Investim strategjik në energji, Rahoveci bëhet me park solar prej 105 MW

Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë për të marrë gazin amerikan

ATK: Regjistrimi i punëtorëve hap i rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave të tyre

Kosova News 15/08/2023 15/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
89%
1 km/h
Thu
30 °C
Fri
33 °C
Sat
38 °C
Sun
34 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Zgjerimi i rrugës QMI-Lipjan, Basha ndan pamjet nga punimet
10:02 -16/07/2026
Policia interviston pronarin e lokalit në Han të Elezit nga ushqimi i së cilit dyshohet se janë helmuar disa persona
09:37 -16/07/2026
Rritet çmimi i naftës, MINT publikon tarifat e reja
09:13 -16/07/2026
Nipi shtiu mbi axhën, policia jep detaje rreth plagosjes në Fushë-Kosovë
08:46 -16/07/2026
Mot i ndryshueshëm me temperatura deri në 30°C
08:43 -16/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?