KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ASK publikon indeksi e çmimeve të konsumit, tregon inflacionin për një vit
Ekonomi

ASK publikon indeksi e çmimeve të konsumit, tregon inflacionin për një vit

Kosova News
Kosova News 09:50 -13/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit ishte 1,4% në muajin qershor 2022. Norma vjetore e inflacionit e matur në muajin qershor 2022 me muajin qershor 2021 ishte 14,1%.

Sipas njoftimit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 1,4% në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022.

Kjo, sipas ASK-së kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (1,1%), mishi (1,4%), pemët (3,0%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (2,2%), kafja, çaji dhe kakao (2,3), pijet alkoolike (1,5%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (6,0%),mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (1,8%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (15,4%), shërbimet për transport (5,9%), pushime të organizuara (4,1%), shërbimet hoteliere (2,3%), kujdesi personal (1,5%) si dhe disa nëngrupe tjera me një ndikim të vogël, e që të gjitha patën një ndikim të përbashkët prej 1,9 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: qumështi, djathi dhe vezët (-1,6%), perimet (-10,9%), energjia elektrike (-0,7%) ((për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin maj 2022)) me një ndikim prej -0,5 për qind në IHÇK-it.

Më tutje në njoftim thuhet se, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 14,1 për qind në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin qershor 2021. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te nëngrupet e COICOP-it: buka dhe drithërat (27,7%), mishi (19,6%), qumështi, djathi dhe vezët (22,3%), vajrat dhe yndyrat ushqimore (53,8%), perimet (6,8%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (19,0%), prodhime të ndryshme ushqimore salca, erëza kripë, ushqim për fëmijë etj. (12,8%), kafja, çaji dhe kakao (17,9%) uji mineral, pijet joalkoolike, lëngjet nga pemët dhe perimet (6,2%), pijet alkoolike (7,0%), duhani (4,8%), mirëmbajtja dhe rregullimi i vendbanimit (11,0%), gazi (39,3%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj. (33,6%), mobilje dhe orendi, qilima dhe mbulesa të tjera dyshemeje (5,7%) pajisje shtëpiake (8,9%), veglat dhe pajisjet për shtëpi dhe kopsht(12,1%),mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (9,5%), produktet farmaceutike (4,0%), blerja e automjeteve (6,8%), pjesë këmbimi dhe pajisje shtesë për pajisjet e transportit personal (6,7%), karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (67,3%), shërbimet për transport (18,9%), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (5,4%), shërbimet hoteliere (12,6%), kujdesi personal (6,7%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 14,3 për qind në IHÇK-it.

Ndërsa rënie e çmimeve vërehet te nëngrupet e COICOP-it: pemët (-8,4%), energjia elektrike (-0,9%) ((për shkak të rënies së konsumit (shpenzimeve) të energjisë elektrike në muajin qershor 2022 krahasuar me muajin qershor 2021)) me një ndikim prej -0,2 për qind në IHÇK-it, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

Kosova vendos masë antidamping ndaj importit të farës së grurit nga Serbia

KFOR-i dhe Islanda zgjasin bashkëpunimin për hapësirën ajrore të Kosovës deri në vitin 2028

Reagon BE-ja për funeralin e Mlladiqit: Pamjet nga Beogradi janë tronditëse!

Pas nënshkrimit të marrëveshjes, Bordi i Paqes reagon për përfshirjen e Kosovës në ISF

Nënshkruhet Marrëveshja e Participimit për pjesëmarrjen e FSK-së në Gaza

TAGGED: ASK, çmimet, indeksi, Inflacioni
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?