Policia e Kosovës njofton se është arrestuar një person në Pejë, nën dyshimin për uzurpim të paligjshëm të pronës së paluajtshme.
Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të dielën, rreth orës 12:00 dhe është iniciuar si “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”
Ai dyshohet se e kishte rrethuar pronën e një personi tjetër, për të cilin kishin pasur kontest gjyqësor që më pas ishte zgjidhur përmes gjykatës në favor të viktimës.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se nga viktima mashkull kosovar ishte zënë duke e rrethuar pronën e tij, për të cilën më parë kishin pasur kontest pronësor, por ai kontest ishte zgjidhur përmes gjykatës në favor të viktimës”, thuhet në njoftim.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.


