Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar një person mbi dyshimet e bazuara për përfshirje në një rast të vrasjes së rëndë, e që ka të bëjë me rastin e gjendjes së një personi të vdekur dy ditë më parë në një rrugë të Mitrovicës.
Dje në raportin e saj ditor Policia e Kosovës ka njoftuar se një njeri është gjetur vdekur në një rrugë të Mitrovicës dhe për këtë rast ka nisur menjëherë hetimet, të cilat kanë dërguar deri te arrestimi i një personi të dyshuar për lidhje me rastin.
“Me 12.08.2023, rreth orës 17:15 është raportuar se në rrugën e UÇK -së, në Mitrovicën e Jugut, një person është gjetur një person pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes është identifikuar se peroni i pajetë është viktima S. M., 65 vjeçar. Fillimisht rasti është kualifikuar si vdekje e dyshimtë, prokuroi i rastit ka urdhëruar që trupit të viktimës t’ i bëhet autopsia në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)”, thuhet në detajet e dhënë nga Policia.
Si rrjedhojë e hetimeve intensive nga ana e hetuesve të Sektorit Rajonal, bëhet e ditur se dje (më 13 gusht) mbi dyshime të bazuara për përfshirje në rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar Xh. N., 43 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë, arrestimi i këtij personi është bërë nën dyshimin për kryerje të veprës penale vrasje e rëndë.
“Lidhur me rasti në cilësi të provës materiale është konfiskuar vetura e viktimës e cila është gjetur në posedim te i dyshuari. Me aktvendim të prokurorit, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Ndërsa, rasti nga vdekje e dyshimtë është ri-kualifikuar në veprën penale “vrasje e rëndë”, thuhet nga Policia e Kosovës.


