Edhe në nisje të ditës së sotme në vendkalimin kufitar Merdar po vazhdon të ketë kolonë të gjatë me automjete.
Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, bëjnë të ditur se kolona në dalje të Merdares arrin në deri 2000 metra dhe pritja për të dalë nga Kosova shkon deri në katër orë.
Kolonë është krijuar edhe në dalje të pikës kufitare Dheu i Bardhë deri 150 metra dhe pritja e qytetarëve në këtë pikë është 30 minuta.
Vendkalimet tjera janë të lira për qarkullim dhe nuk raportohet për kolona dhe pritje të qytetarëve.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar në këtë LINK.



