KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti kujton Hasan Prishtinën: Figura më e kulluar dhe më e kompletuar në historinë politike moderne të shqiptarëve
Politikë

Kryeministri Kurti kujton Hasan Prishtinën: Figura më e kulluar dhe më e kompletuar në historinë politike moderne të shqiptarëve

KosovaNewss
KosovaNewss 15:24 -13/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeminstri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar politikanin Hasan Prishtina, në 90 vjetorin e vrasjes së tij.

Kurti ka thënë se figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve.

“Vërtetë jetojmë në kohëra të tjera, por ai ende është një personalitet për t’u pasuar, sepse figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve”, ka shkruar Kurti në rrjetion socail, Facebook.

Shkrimi i plotë i kryeministrit Kurti për Hasan Prishtinën:

Në kujtim të Hasan Prishtinës, me fjalët e tij!

Sot u bënë 90 vite nga dita kur u vra politikani dhe patrioti i madh shqiptar Hasan Prishtina! Janë disa data që e përkufizojnë jetën dhe vdekjen e tij, meqë sivjet janë bërë 150 vite nga kur ka lindur Hasan Prishtina më 1873, 90 vite nga kur ka vdekur më 13 gusht 1933, kurse dje u bënë 111 vite nga dita kur kryengritësit e tij kosovarë e çliruan Shkupin, më 12 gusht 1912. 

Më 13 gusht 1933, Hasan Prishtina u vra në Selanik të Greqisë nga Ibrahim Çelo, një i njohur i tij. Rrethanat e vrasjes së tij njihen nga një artikull i një dite më pas i botuar në gazetën greke “Maqedonia e Re”, nga e cila kuptohet që më 13 gusht, rreth orës 14:00, Hasan Prishtina u vra në një atentat aty ku kryqëzohen rrugët Çimisqi dhe Vogaxhiku, nga Ibrahim Çelo, një shqiptar 38 vjeçar me të cilin viktima ishte duke biseduar në ecje e sipër.

Rreth gjashtë vite më parë, më 31 janar 1928, një tjetër shqiptar po me emrin Ibrahim, Ibrahim Lisi nga Kruja, kishte dështuar ta çonte deri në fund një plan atentati ndaj Hasan Prishtinës në Vjenë. “Kuburja e tiranvet e gjoksi i patrjotvet” ishte titulli i artikullit të gazetës opozitare “Ora e Shqipnisë” që e denonconte këtë atentat të dështuar mbi Hasan Prishtinën, me një fotografi të tij në ballinë.

Ajo ishte kohë atentatesh, kur eliminimi fizik, ishte një metodë e luftës ndaj rivalëve politikë. Vetë Hasan Prishtina kishte përcjellë në varr disa nga shokët e tij më patriotë të vrarë në atentate politike. Ashtu siç kishte qenë rasti me Luigj Gurakuqin, i vrarë më 2 mars 1925 në Bari të Italisë, ku në varrimin e tij, Hasan Prishtina kishte mbajtur një fjalim në të cilin fjalët e tij për Luigj Gurakuqin, mund t’i lexojmë ne sot me po të njejtën vërtetësi edhe për vetë Hasan Prishtinën:

“O Gurakuq, me trup me të vërtetë vdiqe, por me emër jo kurrë, se emri yt është shkruar në zemrat e shqiptarëve të vërtetë dhe historia e Shqipërisë emrin tënd do ta shkruajë me shkronja të arta! Qoftë mallkuar ajo dorë e ndyrë që të vrau! Ndofta edhe prej nesh do të vriten, por të siguroj se idealin tënd asnjë forcë nuk do të mundet të na e shuajë ose të na e pakësojë. Në këtë mënyrë tradhtarët duhet ta dinë se do të na shtojnë e forcojnë parimet e tua të shenjta. Do të vijë një ditë që monumentin tënd do ta ngrehim në Shqipëri, atë ditë na e tregon gjaku yt i derdhur nër rrugët e huaja. Sot përkulemi me një respekt të madh përpara trupit të shenjtë, e dikur do të përulemi përpara atij monumenti!”   

Me këto fjalë të Hasan Prishtinës për Luigj Gurakuqin, ku ai duket se e ka parandjerë edhe vrasjen e vetë atij, le ta kujtojmë këtë politikan aq autentik, patriot të paepur, artikulues i të drejtave të shqiptarëve dhe zë i tyre, prijës kryengritjesh për liri dhe lider largpamës. Vërtetë jetojmë në kohëra të tjera, por ai ende është një personalitet për t’u pasuar, sepse figura e Hasan Prishtinës është më e kulluara dhe më e kompletuara në historinë politike moderne të shqiptarëve!

Gjithashtu lexoni:

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

KosovaNewss 13/08/2023 13/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës
13:38 -09/08/2026
Veteranja e UÇK-së shpërthen ndaj Time Kadriaj: “Cila është kauza; Asociacioni, Gjykata e Hagës, Çakorri, Zhlebi, veriu i Mitrovicës apo lakmia për pushtet?
12:50 -09/08/2026
“Kosova nuk mund të krahasohet me Ukrainën”, Shqipëria i përgjigjet  vizitës së Zelenskyt në Serbi
12:01 -09/08/2026
16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit
10:00 -09/08/2026
Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?