KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pagat e minatorëve të Trepçës për muajin korrik, ekzekutohen të hënën
Ekonomi

Pagat e minatorëve të Trepçës për muajin korrik, ekzekutohen të hënën

KosovaNewss
KosovaNewss 11:16 -12/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pagat e minatorëve të Trepçës për muajin korrik do të ekzekutohen të hënën. Kjo, falë subvencioneve të  ndara nga Ministria e Ekonomisë për punëtorët e Ndërmarrjes Trepça Sh. A.

Këtë e ka konfirmuar Enis Abdurrahmani, u.d. kryeshef ekzekutiv i Trepçës.

Sipas tij, ndërmarrja Trepça në gjysmën e parë të këtij viti është ballafaquar me krizë të rënies së çmimeve të metaleve në bursë, si dhe me rënien e produktivitetit.

Por, përkundër kësaj, shtoi ai, Trepça i ka ekzekutuar pagat e punëtorëve në tërësi falë subvencioneve të ndara nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Abdurrahmani tha se ndërmarrja gjatë muajve të kaluar i është nënshtruar ristrukturimit dhe sistematizimit në të gjitha njësitë biznesore të saj, ku rezultatet do të duken muajt në vijim.

Ai ka përmendur edhe miratimin e rregullores për pagat, e cila kompenson punëtorët në përpjesëtim me realizimin e planit të produktivitetit, prodhimit dhe të hyrave.

“Trepça si shoqëri aksionare po ristrukturohet, në muajt që lëmë pas, ndërmarrja i është nënshtruar ristrukturimit dhe sistematizimit në të gjitha njësitë biznesore të saja. Rezultatet e ristrukturimit do të shihen në muajt në vijim përmes rritjes së produktivitetit dhe të hyrave financiare, si dhe reduktimit të shpenzimeve. Trepça Sh.A. shpejt pritet të miratojë një rregullore të pagave, që kompenson punëtorët në përpjesëtim me realizimin e planit të produktivitetit, prodhimit dhe të hyrave. Kjo rregullore do të mundëson edhe shpërblimin e punëtorëve përmes bonuseve, në rastet kur do të tejkalohet plani i të hyrave financiare”, ka thënë Abdurrahmani, raporton KP.

Kryeshefi ekzekutiv vuri në dukje papërgjegjshmërinë e disa punëtorëve të cilët përmes bojkotit në punë gjatë dy ditëve të kaluara për shkak të vonesës së ekzekutimit të pagave, i kanë shkaktuar ndërmarrjes humbje ditore në vlerë prej rreth 40 mijë euro.

Andaj, siç u shpreh ai, menaxhmenti ka ndërmarrë të gjitha masat ligjore për të sanksionuar veprimet e dëmshme si rezultat i bojkotit në punë të disa individëve.

“Këto dy ditë si pasojë e vonesës të ekzekutimit të pagave për punëtorët e ndërmarrjes, kemi pas bojkotim të punës nga ana e punëtorëve. Përkundër premtimit të menaxhmentit se pagat do të ekzekutohen të hënën, falë subvencione të ndara nga Ministria e Ekonomisë për punëtorët e ndërmarrjes Trepça Sh.A.

Kjo papërgjegjshmëri e punëtorëve e manifestuar përmes bojkotit në punë, ndërmarrjes po i shkakton humbje ditore rreth 40,000.00 euro. Menaxhmenti tashmë i ka marr të gjitha masat e nevojshme ligjore për të sanksionuar veprimet e dëmshme si rezultat i bojkotit në punë.

Për bojkotin në punë është njoftuar Policia e Kosovës përmes tyre edhe prokurori i rastit. Të hënën, nga menaxhmenti i ndërmarrjes do të ndërmerren të gjitha veprimet tjera ligjore sipas ligjeve të Republikë së Kosovës. Për menaxhmentin e ndërmarrjes, bojkoti dhe sabotimi në punë është i papranueshëm, si rezultat për dëmet dhe humbjet materiale dhe financiare ndaj ndërmarrjes do të japin llogari para drejtësisë të gjithë akterët, personat fizikë apo juridikë”, potencoi kryeshefi Abdurrahmani.

Gjithashtu lexoni:

Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot

Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij

Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim

Gërvalla për koalicione: Do bëjmë maksimumin, çdo marrëveshje duhet t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve

Bie edhe më shumë çmimi i derivateve në Kosovë

KosovaNewss 12/08/2023 12/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
76%
1 km/h
Sat
29 °C
Sun
30 °C
Mon
28 °C
Tue
30 °C
Wed
27 °C

Lajmet e Fundit

Inspektorati i Kryeqytetit gjobit një qytetar në Prishtinë me 200 euro për hedhje të paligjshme të mbeturinave
11:18 -20/06/2026
Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje
11:10 -20/06/2026
Nafta vazhdon të bie, këto janë çmimet tavan për sot
10:56 -20/06/2026
​Përçahet PDK-ja në Skenderaj; Reagon ashpër familjari i Jakup Nurës: Po nderohen antivlerat, po harrohet kontributi
10:41 -20/06/2026
Vdekje e dyshimtë në Zveçan, një burrë gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij
09:52 -20/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?