Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot ka pritur në takim atasheun e mbrojtjes të Republikës së Turqisë, kolonel Çağdaş Akif Kahraman, i cili e uroi ministrin Maqedonci në detyrën e tij të re.
Me këtë rast, siç thuhet në një njoftim ministri Maqedonci theksoi se Turqia është njëri ndër shtetet aleate të Republikës së Kosovës.
Ai ka siguruar se ky bashkëpunim i shkëlqyer do të vazhdojë për të përmbushur planin bilateral dhe synimin e Ministrisë së Mbrojtjes në avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe partneritetit ndërmjet të dyja shteteve.



