Është gjetur pa shenja jete një person, në një shtëpi të pa banuar në Pejë.
Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Tutje bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole më 15-fishekë si dhe një gëzhojë e armës së zjarrit.
“Pejë, 10.08.2023-13:50. Është gjetur pa shenja jete, në një shtëpi të pa banuar viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një revole me 15-fishekë dhe një gëzhojë e armës së zjarrit”, thuhet në njoftim.


