Sot rreth 13:00 në Kaçanik është arrestuar i dyshuari i kërkuar nga policia për dhunë në familje.
Policia e Kosovës ka njoftuar se 30-vjeçari i cili akuzohet për kanosje dhe dhunë në familje është arrestuar në fshatin Gërlic e Epërme.
“Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprat penale ‘Kanosje dhe Dhunë në familje ’’ me dënim burgimi prej 8.5 muajve”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.


