KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Situatë alarmante me menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë
Siguri

Situatë alarmante me menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë

KosovaNewss
KosovaNewss 09:49 -10/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Situata me menaxhimin e  mbeturinave në Komunën  e Prishtinës, vazhdon të jetë alarmante. Për përmirësimin e kësaj gjendjeje, Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur së janë hapur ofertat për blerjen e mbi 1 mijë kontejnerëve dhe disa kamionë. Ndërkaq, këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ia ka rekomanduar komunës që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët, të mbulohen me kamera.  

Shumë lagje, trotuare, rrugica e parqe  në Komunën e Prishtinës vazhdojnë të përballën më keqmenaxhim të mbeturinave. E, për këtë situatë qytetarët po vlerësojnë së fajtor nuk është vetëm komuna, por edhe mungesa e vetëdijesimit të banorëve për hedhjen e mbeturinave në vendin e duhur. Ata thanë së lagjet ku jetojnë por edhe në gjithë qytetin ambientet afër kontejnerëve kundërmojnë.  

“Gjendjen aktuale për sa i përket menaxhimit të mbeturinave e vlerësoj jashtëzakonisht dobët, shumë keq! Duhet të fillojnë edhe me pjesën e riciklimit.  Jetoj në rrugën ‘Agim Ramadani’. Gjendja është e  njëjtë. Tmerr! Dhe po ashtu në qendër të qytetit gjendja është e njëjtë, nuk ke si kalon nga era e mbeturinave. Diçka nuk është në rregull,  faji është edhe të qytetarët e jo vetëm të kompania. E kemi kontejnerin afër dhe qytetarët nuk i  hedhin mbeturinat në të por anash  tij. E kompania është fajtore se nuk vjen t’i largojë me kohë mbeturinat por i lenë të mbushën e pastaj  mbeturinat dalin jashtë tyre në sipërfaqe. Shumë keq, në mes të  qendrës së qytetit kundërmon era”, tha një qytetar.

E, pas vlerësimit të gjendjes ekzistuese të kontejnerëve dhe lokacioneve ku janë të vendosur , Komuna e Prishtinës ka marrë disa hapa për përmirësimin e kësaj gjendjeje. Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu, tha se pas vlerësimit të gjendjes, e cila sipas tij, është alarmante, Komuna e Prishtinës ka hapur thirrjen për blerjen e 1 mijë kontejnerëve dhe disa kamionëve, shkruan RTK.

“Është hapur shpallja për pranimin e ofertave të cilat pritet të shqyrtohen  prej datës 15 deri me 20 gusht për blerjen e kontejnerëve të rinj dhe po ashtu edhe blerjen e kamionëve. Është planifikuar të blihen më tepër se  1 mijë  kontejnerë. Dhe pas vlerësimit të gjendjes, do të shtohen disa lokacione të reja, rritja e kontejnerëve në lokacionet ekzistuese dhe po ashtu edhe ndërrimi i disa kontejnerëve. Krejt kjo është duke u bërë për të ndihmuar ndërmarrjen ‘Pastrimi’ që të dalë nga situata e cila tani për tani është alarmante”, ka theksuar Musliu.

Në shumë raste punëtorët e Kompanisë “Pastrimi” kanë hyrë në grevë e që me ditë të tera nuk është  kryer asnjë  shërbim për  grumbullimin e mbeturinave.

Ndërkaq, ditë me parë Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut ka ngritur shqetësim për menaxhimin e mbeturinave në Prishtinë. KMDLNJ i ka rekomanduar drejtorisë përkatëse në Komunën e Prishtinës që në të gjitha pikat ku janë të vendosur kontejnerët të mbulohen me kamera, në mënyrë që abuzuesit me mbeturina të dënohen për shkeljet eventuale që i bëjnë.

Gjithashtu lexoni:

‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Shtrenjtimi i naftës në Kosovë, flet ministrja Hajdari

Punime në Podujevë, nesër e pasnesër do të ketë reduktime të ujit

Hyseni: Bujqësia, shtyllë kryesore e qeverisjes sonë

KosovaNewss 10/08/2023 10/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Kurti në drekë me ambasadorët për procesin e krijimit të institucioneve
10:47 -19/06/2025
Edhe një përpjekje e dështuar për konstituimin e Kuvendit
10:45 -19/06/2025
Kërkohet paraburgim për një të arrestuar në operacionin Qielli i thyer
09:44 -19/06/2025
Hyseni: 12 parqe, frymëmarrje për Gjilanin
09:22 -19/06/2025
Irani sulmon Izraelin jugor, Tel Avivi hakmerret
09:03 -19/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?