Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim lamtumirës, ambasadorin e Belgjikës në Kosovë Julien Sassel.
Në këtë takim, Kurti e ka falenderuar ambasadorin Sassel për kontributin e dhënë në thellimin e raporteve në mes Kosovës dhe Belgjikës.
Tutje në komunikatë, bëhet e ditur se zyra diplomatike e Belgjikës do të ngritët në nivel të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, duke i dëshmuar më shumë marrëdhëniet në mes dy vendeve.
“Kryeministri Kurti priti në takim lamtumirës, Shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel
Prishtinë, 8 gusht 2023
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti në takim lamtumirës, Shefin e Zyrës Diplomatike të Mbretërisë së Belgjikës në Kosovë, Julien Sassel.
Ai e falënderoi diplomatin Sassel për kontributin e tij aktiv dhe bashkëpunimin e ngushtë në forcimin dhe thellimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Belgjikës, dhe në të njëjtën kohë i uroi suksese në angazhimet e tij të radhës.
Zyra Diplomatike e Belgjikës së shpejti do të ngritët në nivel të Ambasadës së Belgjikës në Kosovë, duke dëshmuar kështu marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve dhe vullnetin reciprok për avancim të mëtejmë të tyre.”, thuhet në komunikatën për media.


