KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 6 muaj burg me kusht dhe 700 euro gjobë ish-këshilltari i Fatmir Limajt për mosraportim të saktë të pasurisë
Siguri

Dënohet me 6 muaj burg me kusht dhe 700 euro gjobë ish-këshilltari i Fatmir Limajt për mosraportim të saktë të pasurisë

KosovaNewss
KosovaNewss 15:43 -07/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish- këshilltari politik i ish-zëvendëskryeministrit, Fatmir Limaj, Luan Maloku është dënuar me 6 muaj burgim me kusht dhe 700 euro gjobë për mosraportim të saktë të pasurisë.

Aktgjykimi në fjalë u shpall të hënën, nga gjykatësi i rastit Eroll Gashi.

Maloku akuzohej se gjatë vitit 2019, nuk ka deklaruar saktë të hyrat dhe mëditjet si ish-këshilltar politik, i cili në seancën fillestare kishte pranuar fajësinë për veprën penale që i vihej në barrë.

Sipas këtij aktgjykimi, dënimi i shqiptuar me burgim ndaj Malokut nuk do të ekzekutohet nëse brenda periudhës verifikuese prej një viti i njëjti nuk kryen vepër tjetër penale.

“Kjo për arsye se në databazën e verifikimit të të kaluarës kriminale, i njëjti nuk është gjykuar asnjëherë për asnjë vepër penale”, tha tutje gjykatësi Gashi.

Ndaj tij u shqiptua edhe dënim me gjobë në shumë prej 700 euro, të cilin dënim i njëjti duhet ta paguajë në afat prej 15 ditëve pasi që aktgjykimi të bëhet i formës së prerë, raporton Betimi për Drejtësi.

Nëse i akuzuari refuzon apo nuk është në gjendje ta paguajë dënimin me gjobë, atëherë dënimi me gjobë do t’i zëvendësohet në dënim me burgim duke iu llogaritur shuma prej 20 euro për një ditë burgimi.

I njëjti është obliguar që të paguajë edhe shpenzimet procedurale aq sa do të llogariten nga gjykata, si dhe shumën prej 30 euro në emër të paushallit gjyqësor dhe 20 euro të tjera për fondin e kompensimit të viktimave të krimit.

Ndryshe, sipas aktakuzës së përpiluar më 9 mars 2023, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Luan Maloku akuzohej se në cilësinë e ish-këshilltarit politik në zyrën e Kryeministrit të Kosovës, përkatësisht zëvendëskryeministrit ka vepruar në kundërshtim me nenin 5, paragrafin 1.1, të Ligjit për deklarim, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë të zyrtarëve të lartë publikë.

Siç thuhet në aktakuzë, i akuzuari Maloku ka qenë i detyruar që ta deklarojë pasurinë  në Agjencinë Kundër Korrupsionit, përmes formularit për deklarimin e pasurisë, ashtu që me rastin  e deklarimit më 8 korrik 2020, për vitin paraprak 1 janar deri më 31 dhjetor 2019, nuk ka deklaruar saktë të hyrat dhe mëditjet si ish-këshilltar politik në shumën prej 15 mijë e 919 euro e 22 centë, ka deklaruar vetëm 6 mijë e 720 euro (560 euro në muaj), të cilën pagë dhe mëditje nuk e ka deklaruar në tërësi i akuzuari Maloku edhe pse ka qenë i detyruar ta deklarojë.

Me këtë, Maloku po akuzohej se ka kryer veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,  nga neni 430 paragrafi 2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, vepër kjo e dënueshme me gjobë dhe me burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.

Ish- këshilltari i Fatmir Limajt pranon fajësinë për mosraportim të saktë të pasurisë

Gjithashtu lexoni:

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

KosovaNewss 07/08/2023 07/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Prokuroria Speciale: Ende herët të flitet për rezultate të sakta nga gërmimet në Zubin Potok
15:44 -01/08/2026
Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar
15:29 -01/08/2026
Haxhiu: Janë dokumentuar 12.230 viktima të luftës në Kosovë
14:59 -01/08/2026
Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?