KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria e Kosovës mirëpret letrën e politikanëve perëndimorë që kërkuan nga ShBA, BE dhe Britania qasje më të ashpër ndaj Serbisë
Politikë

Qeveria e Kosovës mirëpret letrën e politikanëve perëndimorë që kërkuan nga ShBA, BE dhe Britania qasje më të ashpër ndaj Serbisë

KosovaNewss
KosovaNewss 13:19 -07/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka mirëpritur letrën e politikanëve ndërkombëtarë të cilët kanë kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe që të jenë më të ashpër ndaj Serbisë, në lidhje me përshkallëzimin e konfliktit ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Politikanë perëndimorë letër ShBA-së, BE-së dhe Britanisë – Kërkojnë qasje më të ashpër ndaj Vuçiqit për shkak të Kosovës

Zëdhënësi i Qeverisës së Kosovës, Përparim Kryeziu tha se mirëpresin letrën dhe falënderojnë politikanët ndërkombëtarë për interesimin e tyre mbi Kosovën.

“Ne e mirëpresim letrën në fjalë dhe e falënderojmë kryetaren e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Alicia Kearns, senatorin Bob Menendez, kongresistët amerikanë, Torres dhe Titus, kryetarin e komisionit për Punë të Jashtme të Bundestagut gjerman, Michael Roth dhe gjithsecilin prej deputetëve dhe kryetarëve të komisioneve parlamentare për Politikë të Jashtme të vendeve mike, përfshirë atë të Ukrainës, për interesimin e tyre mbi Kosovën, mbështetjen ndaj saj, por edhe angazhim për të vënë në pah në këtë letër shkaqet dhe shkaktarët e situatës në veri të vendit tone”, tha në një deklaratë të dhënë për Telegrafin, Kryeziu.

Ai gjithashtu deklaroi se Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për deeskalim të plotë të situatës në veri.

“Ne mbesim të përkushtuar për deeskalim të plotë të situatës në veri, vigjilent ndaj çfarëdo potenciali për ri-eskalim, dhe besnik ndaj ligjshmërisë dhe kushtetutshmëri.

Ndryshe, në letrën e tyre politikanët të vendeve të ndryshme perëndimore drejtuar SHBA-së, BE-së dhe Britanisë së Madhe thuhet se Perëndimi po ka qasje të butë ndaj Beogradit.

“Kosova është përballur me pasoja të rëndësishme pas përpjekjeve të kryetarëve të komunave për të hyrë në zyrat e tyre në veri të Kosovës. Kosova duhet të koordinohet me KFOR-in në të ardhmen për të parandaluar përshkallëzimin. Por mungesa e presionit të ushtruar ndaj Serbisë pas ndalimit arbitrar të tre policëve kosovarë dhe dështimi për të mbajtur përgjegjësi për sulmet ndaj KFOR-it, nxjerr në pah mungesën aktuale të paanshmërisë në adresimin e pikave të tilla të ndezjes”, thuhet në letrën e ekspertëve të politikës së jashtme drejtuar Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Punët e Jashtme, Josep Borrell, Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm të Britanisë, James Cleverly.

Politikanët ndërkombëtarë kanë kërkuar që të kthehet ekuilibri dhe proporcionaliteti në marrëdhëniet me Kosovën dhe Serbinë.

Deputetja britanike, Kearns për letrën dërguar BE-së dhe SHBA-së: Të mos përsëriten gabimet e së kaluarës

Për shkak të zhvillimeve të fundit në komunat veriore, Bashkimi Evropian kishte vendosur masa sanksionuese vetëm ndaj Kosovës.

Qeveria ditë më parë ka kërkuar nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pas uljes së mëtejshme të prezencës së policisë në dhe rreth objekteve komunale.

Ukraina: Kosova është shtet sovran, duhet qasje më e ashpër ndaj Serbisë

Gjithashtu lexoni:

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Numërohen 59% e votave të diasporës, ky është rezultati

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

KosovaNewss 07/08/2023 07/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë
12:32 -16/06/2026
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
12:10 -16/06/2026
Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së
11:39 -16/06/2026
Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
11:37 -16/06/2026
Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?