Pika kufitare te Dheu i Bardhë vazhdon të jetë e ngarkuar nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve që po kalojnë përmes kësaj pike kufitare, e cila ua mundëson hyrjen dhe daljen në territorin e Kosovës, raporton KosovaNews
Të dhënat e fundit të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar bëjnë të ditur se qytetarët po presin mbi një orë për të dalë nga pika kufitare te Dheu i Bardhë, teksa kolona është 200 metra.
Ndërkaq në pikët kufitare në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 35 minuta, kurse për të hyrë deri në 15 minuta.
Në pikat tjera kufitare situata është e qetë, me pritje-daljet që shkojnë nga 5 deri në 10 minuta.
Pika kufitare te Dheu i Bardhë dhe Merdarë, kanë qenë vazhdimisht të ngarkuara nga fluksi i madh i qytetarëve.
Qytetarët mund të informohen në kohë reale mbi gjendjen në kufi duke klikuar KËTU.



