Ka vdekur një person në QKUK si pasojë ë lëndimeve që kishte marrë në një aksident trafiku në Ferizaj më 19 korrik.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ishte duke u trajtuar në QKUK, por nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
“Ferizaj 19.07.2023 – 20:38. Në lidhje me rastin, më 05.08.2023 gjersa ishte në trajtim mjekësorë në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin e Policisë.


