KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet shoferi i kamionit, dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal në Prizren
Siguri

Arrestohet shoferi i kamionit, dyshohet se shkaktoi aksidentin fatal në Prizren

Kosova News
Kosova News 14:09 -12/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur-Prizren, me ç’rast një person mbeti i vdekur dhe dy të tjerë u lënduan.

Në këtë aksident tragjik janë përfshirë një veturë dhe një kamion.

I dyshuar për shkaktim të aksidentit në këtë rast është vozitësi i kamionit, i cili është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm.

Shoferi me inicialet B.K., dyshohet për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e kësaj prokurorie, Fitore Mehmeti.

“Lidhur me rastin të cilit i referoheni, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë vozitësin e kamionit, përkatësisht personin me inicialet B.K., për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” nga neni 370, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mehmeti.

Tutje, ajo ka shtuar se për të njëjtin, prokuroria brenda afateve ligjore do të vazhdojë me veprime të tjera hetimore.

Ndërsa, shefi i operativës së Policisë së Kosovës në njësinë e trafikut në Prizren, Azem Baraliu ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas tij, viktima e aksidentit është pasagjeri i veturës.

FOTO të aksidentit në Prizren, ku humbi jetën një person dhe dy të tjerë u lënduan

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet

IKShPK paralajmëron për efektet e konsumimit të tepërt të vajit të palmës

Muja: 26 produkte të Vites është konstatuar që përmbajnë vaj palme

Kaçaniku kujton 10 gushtin e 1998-s, dita e rënies së tre heronjve

Pas deklaratave të Zelenskit në Beograd, hiqet flamuri  i Ukrainës që ishte i vendosur në qendër të Prishtinës

Kosova News 12/07/2022 12/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
69%
1 km/h
Tue
34 °C
Wed
33 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
30 °C

Lajmet e Fundit

Tërmet i fuqishëm në Kolumbi, shkon në 77 numri i të vdekurve
19:45 -10/08/2026
Hamza: Vetëvendosje po rrënon rendin kushtetues, do ta mbrojmë shtetin me të gjitha mjetet
19:40 -10/08/2026
Drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti, prezanton sfidat aktuale të sigurisë
19:38 -10/08/2026
MINT intensifikon kontrollet: Nga tregu po tërhiqen produkte të Qumështores Vita, përfshirë edhe qumështin UHT që përmban vaj palme
19:32 -10/08/2026
Sveçla: Largimi i KFOR-it nga Ura e Mitrovicës, lajm i mirë, Kosova po forcohet
18:56 -10/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?