KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dënohet me 900 euro polici që goditi me grushte në kokë një person gjatë arrestimit
Siguri

Dënohet me 900 euro polici që goditi me grushte në kokë një person gjatë arrestimit

Kosova News
Kosova News 13:29 -12/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjykata Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, e ka dënuar me 900 euro gjobë zyrtarin policor F.K., i cili nga prokuroria po akuzohet se në dhjetor të 2020-ës e ka keqtrajtuar të dëmtuarin R.Sh, duke e goditur me grushte në kokë.

Sjpalljen e aktgjykimit e ka bërë të martën, gjykatësi Sadri Krasniqi.

Sipas gjykatësit Krasniqi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit brenda afatit ligjor.

Ndërkaq, i dëmtuari R.Sh. për realizimin e kërkesës pasurore-juridike është udhëzuar në kontest civil.

Prokuroria Themelore në Gjilan, më 19 prill 2021, ka ngritur aktakuzë ndaj F.K., me arsyetimin se në dhjetor të 2020-ës në Kamenicë, ai si zyrtar policor derisa ishte në detyrë zyrtare, e ka keqtrajtuar të dëmtuarin R.Sh.

Sipas prokurorisë, derisa i akuzuari së bashku me kolegët e tij policor A.K., L.L dhe F.K., ishin në pikë kontrolli tek “Viva Fresh”, ku A.K., L.L. dhe F.K. ishin jashtë veturës zyrtare, ndërsa F.K. brenda në të, me ç’rast kanë ndaluar të dëmtuarin R.Sh., ku në atë rast A.K. ia ka kërkuar atij dokumentin e identifikimit dhe ka kërkuar të dijë se pse i dëmtuari nuk kishte maskë dhe kishte dalë në orë policore, dhe më pas nga vetura del i pandehuri F. dhe ka kërkuar që ndaj tij t’i shqiptohet një tiketë fillimisht 35 euro e pastaj në shumë prej 200 euro.

Tutje, në aktakuzë thuhet se gjatë shqiptimit të tiketës, derisa ishin duke debatuar, i akuzuari e kishte kapur të dëmtuarin për njërën dorë duke e shtrënguar dhe së bashku me zyrtarët tjerë policor e kanë arrestuar duke e rrëzuar në tokë, ku i akuzuari e ka goditur disa herë me grushte të dëmtuarin në kokë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këtë, F.K. akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195, paragrafi 1 të Kodit Penal, vepër kjo e dënueshme deri në tre vjet burgim. /BetimipërDrejtësi

Gjithashtu lexoni:

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve

Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve

Kurti takon komandantin e KFOR-it, diskutojnë për sigurinë në Kosovë dhe bashkëpunimin me NATO-n

Arrestohet në kufi kosovari që ishte në kërkim ndërkombëtar nga Belgjika

Policia mbyll 19 lokale gjatë aksionit kundër trafikimit me njerëz, arrestohen 15 persona

Kosova News 12/07/2022 12/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllen 6 biznese dhe gjobiten 6 të tjera në aksionin ndaj kriptovalutave dhe këmbimoreve
19:32 -08/07/2026
Konjufca e pret në takim lamtumirës ambasadorin e Belgjikës
19:22 -08/07/2026
Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”
18:57 -08/07/2026
Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë
18:48 -08/07/2026
Liderët e NATO-s me deklaratë të përbashkët: Sulmi ndaj njërit, sulm ndaj të gjithëve
18:16 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?