KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » LDK pret mërgatën, Abdixhiku: Ju ftoj për ringritje të madhe rugoviste
Politikë

LDK pret mërgatën, Abdixhiku: Ju ftoj për ringritje të madhe rugoviste

Kosova News
Kosova News 22:35 -02/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në selinë qendrore është organizuar takimi tradicional i LDK-së me mërgimtarët. Deputetë, anëtarë të kryesisë, kryetarë komunash e struktura të tjera partiake kanë hapur dyert për të bashkëbiseduar me bashkatdhetarët. Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka ftuar ata për ringritje të madhe rugoviste, siç e quajti ai, duke shtuar se shtyllë e veçantë mbetet mërgata.

Teksa u ka uruar mirëseardhje të gjithë pjesëmarrësve nga mërgata, Abdixhiku tha se të njëjtit janë në shtëpinë e tyre.

“Është nder t’ju kemi këtu, është nder t’ju takojmë sërish çdo verë. Pritja këtu është shumë më modeste se çfarë pritje na bëni ju sa herë që vijmë atje, por me rëndësi është që të jemi bashkë, të qëndrojmë bashkë, të flasim bashkë dhe të takohemi më shpesh gjithherë. Siç e dini LDK është në proces të riorganizimit të brendshëm, jemi në proces zgjedhor. Deri më tani kemi përmbyllur rreth 50 për qind të zgjedhjeve në LDK, në pjesëmarrje rekorde prej 21 mijë anëtarë në këtë proces zgjedhor. Dhe pas këtij procesi zgjedhor tani në gusht do të vazhdojmë dhe zgjedhjet në degët e mbetura, me synim për të arritur në një numër impresiv të 40 mijë anëtarëve që marrin pjesë në festën e madhe të demokracisë”, deklaroi ai para bashkatdhetarëve.

Abdixhiku i ka bërë thirrje mërgatës për pjesëmarrje sa më aktive në strukturat partiake të LDK-së.

Ndërsa shprehu mirënjohjen për bashkatdhetarët të cilët kanë kontribuar për vendin.

“Këto procese jetike për ne, shtyllë e veçantë mbetet mërgata. Prandaj ju lus e ju ftojë, e ju bëjë thirrje që në dy muajt e ardhshëm sa pritet të zgjas procesi ynë zgjedhor, të angazhohemi të gjithë bashkërisht për pjesëmarrje sa më aktive në strukturat tona politike, në mënyrë që të japim Kosovës një lëvizje rugoviste, demokratike të vërtetë, një shtëpi për të cilën Kosova po thërret në vazhdimësi. Në këtë rrugëtim ju do të keni vend të veçantë, jo vetëm në mendjet dhe zemrat tona, do të keni vend të veçantë në të gjitha strukturat politike përfaqësuese të LDK-së. Për këtë jemi të interesuar të gjithë, jemi bashkë, kemi një mision, një qëllim, në këtë moment të rëndësishëm politik të Kosovës duhet të kuptojmë dhe pozicionin tonë historik, rolin e madh që e kemi si parti politike më e vjetra në vend por si parti që ka dhënë shumë për vendin dhe që ka nisur procese historike të paimagjinueshme e pa përsëritshme. Kemi bërë angazhimin e përbashkët për liri, kemi bërë angazhimin e përbashkët për demokraci, kemi bërë angazhimin e përbashkët për pavarësi, dhe për këtë Kosova, qytetarët tanë, mërgatës sonë i janë mirënjohës përherë”, shtoi kreu i LDK-së.

Si partia më e vjetër politike në vend, siç tha ai, kanë zgjedhur rrugën e Ibrahim Rugovës si udha tradicionale e Lidhjes Demokratike të Kosovës, shkruan kp.

“Sot ju ftoj për ringritje të madhe rugoviste, të djathtë, patriotë gjithandej në Kosovë, në mërgatë, në çdo shtet evropian e më gjerë për të bërë rikthimin tonë të madh. Ne do t’ia dalim të gjithë bashkërisht, kemi nisur një rrugë të re politike. Një rrugë e re për Kosovën, një rrugë tradicionale për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Ajo rrugë është rruga e Ibrahim Rugovës dhe nuk do të bëhet ndryshe”, përfundoi ai.

Zeqir Gjuka, i cili është veprimtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës nga dega në Zvicër, tha se është hera e dytë që merr pjesë në takimin tradicional për mërgatën, të organizuar nga ky subjekt politik.

Arbesa Dermaku nga Gjilani, e cila jeton në Zvicër, u shpreh se është e angazhuar në Forumin e Rinisë, për çka tha se ndihet mirë sa herë që merr pjesë në këto takime.

Ky takim me mërgatën organizohet për herë të dytë në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

Sërish shtyhet seanca konstituive

Kosova News 02/08/2023 02/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Sun
32 °C
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Edhe sot mot kryesisht me diell, temperaturat deri në 34 gradë Celsius
09:50 -09/08/2026
Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?