Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe shefi i Misionit të OSBE-së, Michael Davenport janë takuar sot, ku kanë diskutuar për bashkëpunim.
“Ambasadori Michael Davenport dhe ministri Xhelal Sveçla patën një shkëmbim të dobishëm mbi mënyrat për të çuar më tej bashkëpunimin thelbësor ndërmjet Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe Ministrisë së Brendshme. Fokusimi në rëndësinë e sigurisë publike dhe policisë në komunitet dhe përfitimet e tyre për të gjithë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e OSB-së.



