KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » KDI: Kuvendi përmbushi 13% të planit legjislativ
Politikë

KDI: Kuvendi përmbushi 13% të planit legjislativ

Kosova News
Kosova News 11:03 -02/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Instituti Demokratik i Kosovës ka publikuar raportin analitik për zhvillimet gjatë sesionit pranveror të Kuvendi i Republikës së Kosovës, me titullin: “Ligjvënia mes shumë sfidave”. Ky raport është rezultat i monitorimit sistematik fizik dhe elektronik të KDI-së.

Arbër Thaçi, hulumtues në KDI, gjatë interpretimit të të dhënave, thekoi se ky sesion është karakterizuar nga shumë të papritura dhe përmbajtje të llojllojshme, dhe ligjvënia gjatë kësaj periudhe u shoqërua me shumë sfida.

“Gjatë këtij sesioni, Kuvendi zhvilloi 49 seanca në tërësi. Afërsisht gjysma e tyre ishin seanca plenare, ndërsa ngecja në trajtimin e agjendës parlamentare në vitin paraprak dhe aktual, së bashku me keqplanifikimin, shkaktoi nevojën për të zhvilluar një numër të madh të vazhdimeve të seancave. Përveç këtyre, u mbajtën edhe tetë seanca të jashtëzakonshme dhe dy seanca të karakterit solemn”, tha ai.

Thaçi, tha se Kuvendi gjatë kësaj periudhe miratoi gjithsej 44 projektligje, 11 prej të cilave ishin marrëveshje ndërkombëtare.

“Nga këto, 17 projektligje ishin pjesë e planit legjislativ të Qeverisë për vitin 2023, ndërsa pjesa më e madhe e projektligjeve të miratuara, 27 projektligje, ishin të planit legjislativ të viteve paraprake 2022 dhe 2021. Kështu, Kuvendi përmbushi 13% të planit legjislativ 2023. Në anën tjetër, 14 projektligje ende presin miratimin në lexim të dytë, pasi janë miratuar vetëm në shqyrtim të parë gjatë këtij sesioni”, theksoi ai.

Thaçi theksoi se mungesa e kuorumit ka ndikuar negativisht në këtë sesion, megjithatë numri i mjaftueshëm i deputetëve për të zhvilluar punimet e Kuvendit ka ekzistuar gjatë gjithë kohës, siç evidentohet në listat zyrtare.

“Kjo dëshmon se deputetët kanë qenë të kujdesshëm për tu regjistruar për të marrë meditjet, por kanë treguar papërgjegjshmëri në pjesëmarrje të rregulltë në punimet e Kuvendit. Kjo është në kundërshtim me Aktgjykimet Gjykatës Kushtetuese dhe interesin publik, që i obligon deputetët që të marrin pjesë rregullisht në punimet e Kuvendit”, deklaroi Thaçi.

Ai vuri në dukje edhe përdorimin e shpeshtë të gjuhës jo parlamentare, që nuk u ndëshkua nga ana e Kryetarit të Kuvendit, e që prodhoi tensionim të gjendjes, e cila gjatë muajit korrik eskaloi edhe në përplasje fizike mes deputetëve e ministrave, me përmasa të tilla të papara ndonjë herë në Kuvend.

Në anën tjetër, hulumtuesja Violeta Haxholli, prezantoi të dhënat lidhur me funksionin mbikëqyrës të Kuvendit. Sipas saj, në këtë sesion, deputetët parashtruan gjithsej 171 pyetje parlamentare. Megjithatë, numri i pyetjeve nuk ishte i kënaqshëm, duke pasur një mesatare të ulët për secilin deputet ndërsa, 82 deputetë nuk parashtruan asnjë pyetje parlamentare. Më së shumti pyetje parashtruan deputetët e partisë në pushtet me gjithsej 102 pyetje, pasuar nga partitë opozitare, PDK-ja me gjithsej 45 pyetje, AAK-ja me 13 pyetje, LDK-ja me 10 pyetje dhe Komunitetet me vetëm 1 pyetje.

Kryeministri Kurti pranoi 17 pyetje kryesisht lidhur me zhvillimet në veri dhe dialogun me Serbinë, për të cilat ofroi përgjigje. Në anën tjetër, disa nga ministrat nuk trajtuan seriozisht pyetjet e deputetëve, veçanërisht Ministri i Punëve të Brendshme dhe Ministrja e Punëve të Jashtme nuk iu përgjigjën pyetjeve, ndonëse ato u përsëritën disa here.

Haxholli foli gjithashtu edhe për trajtimin e Reformës në Drejtësi nga Kuvendi, duke vlerësuar pozitivisht konsensusin mes partive politike për shqyrtimin e Vetingut, por duke treguar nevojën për të mirëmbajtur konsensusin dhe zgjeruar përkrahjen për këtë proces edhe tek partitë e komuniteteve jo shumicë, pasi që për miratimin e amendamenteve kushtetuese për Vetingun nevojiten edhe 2/3 e tyre.

“Sa u përket zhvillimeve në Komisionet Parlamentare ato mbajtën gjithsej 221 mbledhje, 10 dëgjime publike dhe 5 vizita në terren. Më së shumti mbledhje mbi 20, mbajtën Komisioni për Ekonomi, Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Buxhet dhe Komisioni për Legjislacion. Komisionet trajtuan rreth 35 projektligje. Ndërsa në aspektin e mbikëqyrjes ministrat e Qeverisë paraqitën projektligje dhe raportuan 35 herë para komisioneve, ndërsa përfaqësuesit e tjerë të lartë institucionalë 42 herë. Vetëm tre komisione zhvilluan vizita në terren tek institucionet përkatëse gjatë kësaj periudhe”, tha ajo.

Sa i përket mbikëqyrjes së zbatimit të ligjeve, Haxholli theksoi se vetëm dy ligje u mbikëqyrën në tërësi nga Kuvendi, një shifër që nuk është e mjaftueshme.

Ajo gjithashtu shprehu shqetësimin e saj lidhur me mungesën e transparencës së Kuvendit ndaj publikut, përfshirë mungesën e votimit elektronik, mos publikimin e votave me dorë, dhe mos publikimin e rregulltë të procesverbaleve të mbledhjeve të komisioneve parlamentare dhe atyre Ad-Hoc.

Në fund, KDI ofroi disa rekomandime për Kuvendin dhe deputetët, duke theksuar nevojën për planifikim të mirëfilltë të seancave, pjesëmarrje të rregullt të deputetëve në punimet e Kuvendit, zgjerim të konsensusit dhe gjithëpërfshirjes për Reformën në Drejtësi, rritje të mbikëqyrjes ndaj ekzekutivit, adresimin e gjuhës jo parlamentare dhe garantimin e transparencës së Kuvendit ndaj publikut.

Gjithashtu lexoni:

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë

Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte

Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së

Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?

I ofroi ryshfet policisë kufitare, arrestohet shtetasi serb

Kosova News 02/08/2023 02/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Vjen drita e gjelbër nga senati: Zvicra shton praninë ushtarake në Kosovë
12:32 -16/06/2026
Shtyhet gjykimi ndaj Ramadan Morinës për krime lufte
12:10 -16/06/2026
Ganimete Musliu ka një lutje për Mulla Osmanin e VV-së
11:39 -16/06/2026
Nisin punimet për rikonstruktimin e segmentit Arllat – Malishevë
11:37 -16/06/2026
Kush është Xhavit Musa, shqiptari i kërkuar nga Interpoli dhe për çfarë akuzohet?
11:30 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?