Një person është lënduar pasi i njejti është goditur me thikë nga një person në Fushë Kosovë, si pasojhë e një mosmarrëveshje.
Sipas Policisë, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa viktima ka marrur trajtim mjekësor.
“Fushë Kosovë 01.08.2023 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili për shkak të një mosmarrëveshje dyshohet se e kishte godit me thikë viktimën mashkull kosovar. Si pasojë e goditjes me thikë viktima ka pësuar lëndime dhe ka pranuar tretman mjekësor. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar thikën e cila dyshohet se ishte përdor në rast. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.


