KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Shërohet personi i gjashtë me HIV, pas transplantit të palcës kockore
Shëndetësi

Shërohet personi i gjashtë me HIV, pas transplantit të palcës kockore

Kosova News
Kosova News 08:30 -02/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bota po e njeh atë si “pacientin e Gjenevës”. Bëhet fjalë për personin e gjashtë të njohur që është “shëruar” nga HIV. Suksesi klinik u shpall nga Hôpitaux Universitaires de Genève (Zvicër) dhe Institut Pasteur dhe u prezantua në Konferencën e AIDS në Brisbane në Australi.

Pacienti që ka zgjedhur të mbetet anonim ishte infektuar me HIV që në fillim të viteve 1990 dhe që atëherë ishte trajtuar me ilaçe antiretrovirale, ilaçe që përdoren për trajtimin e infeksionit me virusin HIV. Në vitin 2018 ai u godit nga një formë agresive e leucemisë dhe për t’u kuruar veten iu desh t’i nënshtrohej një transplanti të palcës kockore, si pesë pacientë të tjerë të trajtuar më parë për HIV.

Por ndryshe nga rastet e mëparshme (të njohur si pacientët e Berlinit, Londrës, Duseldorfit, Nju Jorkut dhe City of Hope, Kaliforni), qelizat staminale të dhuruara për pacientin në Gjenevë nuk mbanin mutacionin CCR5, i njohur për parandalimin e virusit HIV tek qelizat. Prandaj është ende e mundur që virusi të sulmojë qelizat e pacientit.

Pas transplantimit, analizat treguan se qelizat e gjakut të pacientit (elementet pararendëse të të cilave formohen në palcën e kockave) ishin zëvendësuar tërësisht nga ato të dhuruesit. Prandaj edhe numri i qelizave të prekura nga HIV kishte rënë ndjeshëm.

Burri u lirua gradualisht nga droga dhe në nëntor 2021, ai ndërpreu terapinë antiretrovirale. Sot, më shumë se 20 muaj pas përfundimit të trajtimit, në organizmin e tij nuk ka asnjë shenjë të virusit ose një përgjigje imune kundër virusit HIV.

Sipas mjekëve, pas një viti pa shenja të patogjenit, shanset për rikthimin e tij bien ndjeshëm: “Kohëzgjatja e pagjurmueshmërisë së virusit pas ndërprerjes së trajtimit, 20 muaj, është e paprecedentë tek njerëzit që kanë kryer transplant të palcës kockore në mungesë të mutacionit CCR5”, shpjegoi Alexandra Calmy, drejtore e Njësisë për HIV/AIDS të Spitaleve Universitare të Gjenevës dhe Asier Sáez-Cirión, kreu i Njësisë së Rezervave Viruse dhe Kontrollit Imun të Institutit Pasteur.

Pacienti mund të jetë ende i lirë nga virusi sepse transplantimi eliminoi të gjitha qelizat e infektuara, ose sepse ilaçet e marra për të parandaluar refuzimin luajtën një rol në proces.

Rasti i burrit është premtues, edhe pse procedura e rrezikshme e transplantimit të palcës kockore që duhej t’i nënshtrohej nuk konsiderohet aspak një opsion klinik për trajtimin e HIV në miliona pacientë që jetojnë me këtë virus.

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 02/08/2023 02/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën
11:33 -10/07/2026
Hamza: PDK-ja në këtë mandat do të qëndrojë në opozitë, i urojmë suksese Kurtit
11:30 -10/07/2026
Kurti flet pas takimit me Hamzën
11:27 -10/07/2026
Vjedhen pajisje ndërtimore për tri ditë rresht në Vushtrri
10:39 -10/07/2026
Rriten çmimet e derivateve
10:23 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?