Gjykata Themelore në Ferizaj njoftoi se të premten (4 gusht) do të vazhdojë seanca gjyqësore për shpalljen e aktgjykimit ndaj të pandehurit Dardan Krivaça.
Ai po akuzohet për dhunim dhe bashkëkryerje në vrasje të rëndë, ndërsa i akuzuar është edhe Arbër Sejdiu, për veprën penale bashkëkryerje vrasje e rëndë dhe ndihma në kryerjen e veprës penale të dhunimit.
“Seanca e shpalljes së aktgjykimit është e hapur për publikun, andaj ju ftojmë ta përcjellin të njëjtën”, thuhet në njoftimin e Themelores.


