Dardan Krivaqa, i akuzuari kryesor për dhunimin, torturën dhe vrasjen çnjerëzore ndaj Marigona Osmanit, në fjalën e tij përfundimtare para gjykatës në Ferizaj është shprehur i penduar ndaj krimit që e ka bërë.
“Më vjen keq, shprehi keqardhje, më vjen keq qe i kam lëndu kaq shumë. Ma shumë se që e kam dashtë unë të ndjerën se ka dashtë kërkush, ma shumë se që mu ka dhimtë mu s’ju ka dhimtë kërkujt. Me mujt me kthy kohën mas, e kisha kthy“, ka thënë ai.
Fjalën përfundimtarë në seancën gjyqësore ndaj Krivaqës dhe Sëjdiut, e ka dhënë edhe avokati i të dyshuarit kryesor Admir Salihu. Ai tha se pasi që ishte caktuar si avokat i Dardan Krivaqës kishte pranuar afër 2 mijë mesazhe kërcënuese në rrjete sociale.
“Kur isha caktu në këtë cështje pasi numër i madh i kolegëve refuzuan, kisha pranuar së paku 1800 sms në rrjete socialë, 600 prej tyre donin që bashkëshorja ime ta kishin fatin e Marigonë, e 300 prej tyre që vajza ime ta kishte atë fat, e 600 prej tyre që nëna imë ta ketë atq fat. Kjo pasi ky rast që nga fillimi e mori diskursin negativ. Që nga momenti kur ishte arrestu i akuzuari, qëllimi ishte të kishim një gjykim të drejtë, dhe fer. Qëllimi im ishte që të akuzuarit tim ti respektoheshin të drejtat. Kishtë kërkesë eksplicite që të akuzuarit ti merrnin mostrat për drogë, por policia nuk e kreu detyreën”, ka thënë ai.
Ai e ka kritikuar edhe Prokurorinë për mënyrën se si e ka trajtuar rastin.
“Prokuroria kishte ngritur një aktakuzë absurde, kinse për të fshehur veprën penale të dhunimit, të cilën sot e ndryshoj. Kjo do të pranohej deri sa ta kishim një ekapertizë mjeko-ligjore. Edhe ekspertiza është e dobët dhe e ndikuar nga publiku. Prokuroria ka dështuar qartazi ta provojë motivin. Ne kemi pasur prova që si kemi paraqitur, ne kemi pasë incizime dhe fotografi por ato nuk e ndihmojnë cështjen, dhe nuk i kemi paraqitur sepse nuk do ndyshonin faktin që e ndjera ka vdekur”, tha ai.
Ai tha se për shkak të mospërmbushjes së detyrave nga përgjegjësit rasti i Marigona Osmanit nuk do të gjejë drejtësi.
Sipas tij Gjykata nuk do mund të gjejë prova për ta dëshmuar dhunimin e saj nga Krivaqa.
E rëndësishmë ka qenë rë provohet mënyra dhë arsyeja pse e ndjera ka vdekur. Jam i bindur që për shkak mos të përmbushjes së detyrave nga përgjegjësit, ky rast nuk do gjejë drejtësi. Kjo çështje do na përcjellë edhe disa herë për shkak se jam i bindur që gjykata nuk mund të gjejë prova për ta dëshmuar dhunimin. Konsideroj se gjykata duhet ti ketë për bazë elementet se në këtë gjykatë ëdhë provuar se vepra penale është kryer nqn ndikimin e substancave narkotike”, tha ai.
I akuzuari tjetër Arbër Sejdiu nuk është deklaruar vetëm ka mbështetur fjalën e avokatit. Me deklaratat përfundimtare të palëve ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor për këtë çështje, pritet vetëm aktgjykimi.


