Një person është dërguar në QKUK, pasi i njejti është sulmuar fizikisht nga tre persona të tjerë.
Sipas Policisë, një prej të dyshuarve është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjera janë duke u kërkuar nga policia.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR – Ferizaj 30.07.2023-22:45. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor pasi që i njëjti dyshohet se pas një konflikti verbal është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë. Njëri prej tyre është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje ndërsa dy të tjerët gjenden në kërkim policor, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.


