Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sontme rreth orës 21:40 në fshatin Dobrushë të Istogut.
Rastin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i policisë për rajonin e Pejës.
“Në aksident janë të përfshira dy automjete dhe një traktor bujqësor. Një person ka humbur jetën dhe shumë të tjerë janë lënduar, për momentin nuk mund ta them numrin e saktë”, tha Gashi. Vdekjen e ka konstatuar mjeku në Spitalin Rajonal të Pejës. Gashi ka theksuar se policia është në vendin e ngjarjes.


