Dy persona janë lënduar mëngjesin e sotëm në një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Suharekë-Prizren.
Zjarrfikësit të cilët kanë intervenuar menjëherë në rast kanë njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave ku përveç dëmeve materiale të konsiderueshme kishte edhe të lënduar.
Të lënduarit janë dërguar në spital ndërsa policia rrugore është duke u marrë me rastin.



