KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dasma japoneze – Një ritual tradicional pothuaj magjik
Kuriozitete

Dasma japoneze – Një ritual tradicional pothuaj magjik

Kosova News
Kosova News 11:39 -30/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Japoni ka dy lloje dasmash, ajo perëndimore dhe ajo shintoiste.

Kjo e fundit përfaqëson një zakon të vjetër dhe është forma me të cilën martohen japonezët që nga antikiteti.

Këto dasma tradicionale janë mjaft tërheqëse sidomos për ritualet që duhen ndjekur nga cifti gjatë ceremonisë.

Besimi shintoist është besimi vendas i Japonisë dhe këto ceremoni bëhen në kapela të tempujve shintoistë ose të quajtur Jinja.

Dasma drejtohet nga një prift që nganjëherë asistohen nga priftëresha, Miko, ku marrin pjesë edhe muzikantë që luajnë muzikë klasike tradicionale gjatë ceremonisë.

Në dasmë nusja vesh një kimono të bardhë të quajtur shiromuku (白無垢) që përfaqëson pastërinë.

Gjithashtu e mbulon kokën më një kapuç të bardhë të quajtur tsuno kakushi(角隠し) dhe tradicionalisht ka shërbyer për të fshehur “brirët e xhelozisë” së nuses dhe për të simbolizuar besnikërinë dhe kompromisin.

Dhëndri vishet me një kimono të zezë të quajtur montsuki (紋付) që është gjithmonë i dekoruar me emblemën e tij familjare. Vesh gjithmonë çorape tradicionale të quajtura tabi.

Në ceremoni shkojnë vetëm familjarë të afërt të çiftit dhe kjo ceremoni zgjat 30 min.

Çifti shkëmben unazat dhe lexojnë betimet martesore, më pas vjen momeni  më i rëndësishëm kur pijnë sake (pije japoneze) në tre tasa të vegjël të quajtur sakazuki (盃).

Kur mbaron rituali i ceremonisë, prifti përdor një shufër të shenjtë të quajtur onusa për të bekuar çiftin. U jep edhe një degë sakaki (Cleyera japóneze), një bimë e shenjtë e përdorur në kohën e shintoizmit.

Në fund të ritualit të gjithë familjarët prezentë pijnë sake si një mënyrë për t’i uruar çiftit dhe prifti e mbyll ceremoninë me disa fjalë.

Pas mbarimit të ceremonisë fetare çifti përgatitet për hirou no gui(披露の儀), një festim i stilit perëndimor që zhvilohet në një sallon ku shkojnë tani të gjithë familjarët dhe miqtë. Çifti i ndërron rrobat tradicionale me ato perëndimore dhe festojnë në një banket me të ftuarit.

Para kësaj feste familjarët dhe miqtë u dhurojnë para të futura në një zarf të quajtur shugi bukuro (祝儀袋), dhe nëse shifra e shumës është numër tek akoma më mirë.

Gjithashtu lexoni:

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

Virgjiniteti, feja, etnia: Elementet që të rinjtë kosovarë i këqyrin te partneri

Përse Zvicra është vendi më i mirë në botë për emigrantët

FOTOGALERI/ Misioni spektakolar i Artemis II në Hënë, nga lëshimi deri te zbritja në Tokë

Astronautët e Artemis II kapin moment historik – Toka rishfaqet pas Hënës

Kosova News 30/07/2023 30/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

6 gusht seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës
11:12 -24/07/2026
Sami Lushtaku dhe 7 të akuzuarit e tjerë para gjykatës, pritet të japin fjalët përfundimtare në rastin “Drenica 1”
10:47 -24/07/2026
Kurti flet për marrëdhëniet me SHBA-në, thotë se ato janë të veçanta që nga shekulli XIX
10:45 -24/07/2026
Ministria paralajmëron aksione kundër uzurpimeve në Batllavë dhe Badoc
10:20 -24/07/2026
Granatë dore në oborrin e një shtëpie në Prizren, policia evakuon banorët
09:43 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?