Policia e Kosovës njofton se një person ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Sipas raportit 24-orësh të PK-së, ai ishte duke u trajtuar atje, si pasojë e lëndimit të rëndë trupor që kishte pësuar më 21 qershor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.


