KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Mërgimtarët shtojnë qarkullimin në trafik, kërkohet kujdes më i madh
Siguri

Mërgimtarët shtojnë qarkullimin në trafik, kërkohet kujdes më i madh

KosovaNewss
KosovaNewss 15:46 -29/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në gjashtëmujorin e parë të këtij viti janë shkaktuar 35 aksidente me fatalitet, ku kanë humbur jetën 40 persona. Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, thuhet se ka ulje të lehtë të aksidenteve por ka shtim të qarkullimit të veturave, për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve.

Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë krijon një fluks të madh të qarkullimit të veturave dhe si rrjedhojë e kësaj, Policia e Kosovës kërkon nga vozitësit dhe këmbësorët që të respektojnë shenjat e trafikut rrugor.

Sipas Policisë së Kosovës, nga aksidentet në Kosovë vetëm në pjesën e parë të këtij viti, jetën e kanë humbur 40 persona.

Eksperti i komunikacionit, Nol Dedaj, thotë se faktori kryesor për aksidentet në trafik është vetë njeriu.

“Faktori njeri është faktori kryesor për aksidentet në trafik e sidomos në këto ditë pushimi,pastaj është faktori automjet dhe rrugët,  që nuk janë bërë investime në infrastrukturë”, tha Dedaj, shkruan RTK.

Me ardhjen e diasporës, sidomos në muajt korrik, gusht, dhjetor e deri në mes të muajit janar, rrugëve në Kosovë u shtohen edhe rreth 50 mijë automjete, thotë Dedaj. E sipas kësaj edhe gjasat e rritjes për aksidente shtohen shumë. Sipas tij, ngritja e nivelit maksimal të prezencës së policisë në trafik, është më se e domosdoshme.

“Operativa duhet të ketë një program të caktuar, derisa për shembull për shpejtësinë e kufizuar duhet të shpërndajnë fletushka të ndryshme dhe të merren me metoda edukative”, shtoi ai.

Në përgjigje përmes postës elektronike Policia e Kosovës apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të kenë kujdes më të shtuar, të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut rrugor si dhe t’u përshtaten kushteve të rrugës dhe atyre atmosferike, për të pasur një siguri më të madhe në trafik.

Do theksuar se vetëm në 24 orët e fundit Policia e Kosovës për shkeljet e rregullave në trafik ka shpërndarë 1889 tiketa me gjobë.

Gjithashtu lexoni:

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

Kurti viziton Kalludrën, ku po zhvillohen gërmime për varrezë masive

Kandiq reagon pas arrestimit në Serbi dhe nisjes së zhvarrimeve

Policia bastis shtëpinë e të dyshuarit për krime lufte në Zubin Potok

Policia me masa të shtuara sigurie për “Sunny Hill 2026”, paralajmërohen kufizime në trafik

KosovaNewss 29/07/2023 29/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
19° _ 19°
70%
2 km/h
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
14:23 -01/08/2026
Gjenden mbetje mortore njerëzore në Rahovec, rasti nën hetim nga IML
13:59 -01/08/2026
Kurti: Gërmimet në Zubin-Potok do të vazhdojnë me muaj, pasi eshtrat janë të shpërndara
13:24 -01/08/2026
Raportohen katër të zhdukur në Kosovë, Policia nis hetimet
12:58 -01/08/2026
UEFA mirëpret tërheqjen e FIFA-s nga shitja e aksioneve të Kupës së Botës
12:43 -01/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?