KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Punëtorët e larguar nga Aeroporti i Prishtinës i drejtohen Gjykatës Kushtetuese
Siguri

Punëtorët e larguar nga Aeroporti i Prishtinës i drejtohen Gjykatës Kushtetuese

KosovaNewss
KosovaNewss 17:29 -27/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Punëtorët e larguar nga puna në Aeroport, të enjten i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Ankesat e tyre kanë të bëjnë me vendimet për largime dhe me ato të gjykatave, që dallojnë nga njëra-tjetra, varësisht nga instancat. Punëtorët kanë paralajmëruar veprime më radikale sindikale në rast se Kushtetuesja nuk vendos në favor të tyre

Rreth 100 punëtorë të aeroportit ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese.

Të enjten, ata u ankuan në këtë institucion për largimet nga puna dhe për vendimet e ndryshme të instancave gjyqësore për ta.

“Kanë marrë vendime pozitive, ndërsa me shkuarjen në Gjykatë të Apelit punëtorët e Aeroportit kanë filluar të marrin vendime të ndryshme për raste të njëjta. Do t’i marrin pozitiv, do t’i marrin negative. Edhe kjo po na lë me dyshu që edhe gjykatësit kanë filluar me ia mbajt anën të fortit, Aeroportit. Disa gjykatës”, ka thënë Bahskim Latifi, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Aeroportit largimi i tyre është bërë në shenjë hakmarrjeje për grevat e mbajtura më 2019, shkruan koha.

Ai ka paralajmëruar ashpërsim të veprimeve sindikale në rast se Kushtetuesja nuk vendos në favor të punëtorëve.

“Do të eskalojmë, do të jem ma radikal, do të radikalizojmë veprimet tona, sepse është në pyetje 100 punëtorë të Aeroportit të larguar, të vijës së parë të grevave, vetëm e vetëm pse kanë marrë pjesë në greva”, ka thënë ai.

Latifi ka thënë se gjendja e punëtorëve të larguar nuk është e mirë. Po ashtu ka thënë se edhe ata që janë duke punuar në Aeroport, po përballen me presion për shkak të veprimeve të tyre sindikale.

Gjithashtu lexoni:

​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë

Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe

“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri

Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare

IPK rekomandoi suspendimin e polices për incidentin në Ferizaj

KosovaNewss 27/07/2023 27/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
5°C
Pristina
broken clouds
5° _ 5°
90%
1 km/h
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
20 °C
Wed
19 °C
Thu
18 °C

Lajmet e Fundit

Rumunët votojnë në balotazhin presidencial “që mund të zgjerojë përçarjet në BE”
10:24 -18/05/2025
​Kuçi: Në veri po zhvillohet luftë hibride për të dobësuar institucionet e Kosovë
10:18 -18/05/2025
Gjakovarja trillon vjedhjen e targave, e vërteta del krejt ndryshe
10:10 -18/05/2025
“Rrezik tensionesh etnike”, BE kritikon aksionet në veri
09:57 -18/05/2025
Aksident me fatalitet në Prizren – humb jetën një 19 vjeçare
09:46 -18/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?