KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nën patronazhin e Kurtit, u mbajt Akademi Përkujtimore për nder të veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi
Politikë

Nën patronazhin e Kurtit, u mbajt Akademi Përkujtimore për nder të veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi

KosovaNewss
KosovaNewss 22:06 -26/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Nën patronazhin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u mbajt sot Akademi Përkujtimore për nder të veprimtarit dhe intelektualit Adem Demaçi, me rastin e pesëvjetorit të ndarjes së tij nga jeta.

Para të pranishmëve, kryeministri Kurti fjalën e tij e filloi duke thënë se sa herë që i vjen rasti të flas apo të shkruaj për Adem Demaçin, përballet me vështirësinë e të orientuarit në botën aq të madhe që ai e ka ndërtuar me vepra dhe që e ka lënë pas me trashëgiminë jetësore të tij.

“Nga cili fill t’ia nisesh shpalosjes së jetës së këtij njeriu kaq të veçantë saqë autentik në historinë politike të shqiptarëve dhe të Evropës në shekullin e  XX. Për ata që nuk kanë patur fatin ta njohin nga afër, besoj që porta e duhur për t’u futur në botën e Adem Demaçit, është duke e lexuar romanin e tij autobiografik Dashuria kuantike e filanit, ku ai e rrëfen jetën e ti”, u shpreh kryeministri.

Duke kujtuar rrugëtimin e Adem Demaçit dhe rezistencën e tij, kryeministri tha se baca Adem shihej si problematik për pushtetin shtypës të Beogradit, meqë e kishte kundërshtuar nxitjen e shpërnguljeve të shqiptarëve në Turqi dhe aksionet përndjekëse për grumbullimin e armëve.   

Gazetar dhe shkrimtar në profesion, guximtar dhe patriot në drejtim, aktivist dhe politikan në veprim, disident dhe i pathyeshëm në metoda, i ditur në mendje dhe njerëzor në zemër. Ky, sipas kryeministrit, ishte Adem Demaçi përballë shkrimit, përballë burgjeve, përballë lirisë dhe përballë historisë.

  

Kryeministri Kurti përmbylli fjalën e tij duke i shprehur lavdi jetës aq unike dhe veprës aq autentike të Adem Demaçit për jetë e mot!   

Përpos kryeministrit, nga një fjalë rasti mbajtën edhe z. Shefki Sadiku, Kryetar i Shoqatës së ish të burgosurve politikë dhe Abetare Demaçi, vajza e veprimtarit dhe intelektualit z. Adem Demaçi.

Ndërkaq, kjo Akademi u përcoll edhe me performancë muzikore nga Avni Mula me  “Agimet shqiptare” , “Mes dashurive” – Çesk Zadeja, “Kroi i fshatit tone” – Kristo Kono, “O vendi im” – Rashid Krasniqi, “Unë, biri yt Kosovë” Feim Ibrahimi, interpretuar nga znj. Besa Llugiqi, soprano dhe z. Valton Beqiri, piano. 

Gjithashtu lexoni:

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit

Sot përpjekja e 28-të për konstituimin e Kuvendit

Serwer: Dialogu i Brukselit i ka mbërritur limitet, SHBA-ja nuk ka interes që të përfshihet

KosovaNewss 26/07/2023 26/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 15°
77%
2 km/h
Sat
29 °C
Sun
29 °C
Mon
25 °C
Tue
25 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Basha: Matja me Kurtin është në votën për qeverinë, jo në Kuvend
12:35 -07/06/2025
Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë
12:01 -07/06/2025
Ish-këshilltarja e Trumpit: Rusia është në luftë me Britaninë, SHBA-ja s’është më aleate e besueshme
11:44 -07/06/2025
Dështon edhe këtë herë konstituimi i Kuvendit
11:27 -07/06/2025
Rama: Defender 25, një nga stërvitjet më komplekse të dekadës së fundit
11:04 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?