Partia Guxo ka reaguar lidhur me kampanjën denigruese që po bëhet në rrjetet sociale ndaj qytetarëve të komunitetit serb që diplomuan dhe nisën punën në Policinë e Kosovës.
Kjo parti ka dënuar fushatën e linçimit, gjersa thekson se është kërcënuese e papranueshme dhe se kjo duhet të ndalet menjëherë.
“Secili qytetar i Republikës së Kosovës, pavarësisht etnisë, duhet të ketë liri të plotë të punojë aty ku ndjehet më mirë dhe ku ka zgjedhur të kontribuojë në institucionet zyrtare të shtetit të vet.
Formacionet e grupet që linçojnë e frikësojnë zyrtarët e Policisë së Kosovës duhet të identifikohen dhe ndjeken nga organet e rendit dhe t’i përgjigjen drejtësisë”, thuhet në deklaratë.


