KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dy persona humbën jetën nga stuhia që goditi veriun e Italisë
Botë

Dy persona humbën jetën nga stuhia që goditi veriun e Italisë

KosovaNewss
KosovaNewss 16:50 -25/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Dy gra humbën jetën dhe një djalë 16-vjeçar u plagos rëndë pasi stuhitë e forta goditën veriun e Italisë gjatë natës, teksa në jugperëndim të vendit, një zjarr i egër në Sicili detyroi mbylljen e përkohshme të aeroportit të Palermos.

Në kohën kur pjesa më e madhe e Italisë jugore po përballet me një valë të të nxehtit, gjatë natës një stuhi goditi Milanon, ku shembi çatitë dhe shkuli qindra pemë, duke bllokuar rrugët, thyer makinat e parkuara dhe duke ndërprerë transportin mbitokësor të qytetit më të madh financiar italian.

“Gjithçka ndodhi rreth orës 4 ose 5 të mëngjesit, ishte shumë e shkurtër, por shumë intensive, rrëzoi disa pemë”, tha për agjencinë e lajmeve Reuters, një dëshmitar i quajtur Roberto Solfrizzo, 66 vjeç.

Dyert e parqeve publike në qytet u mbyllën dhe njerëzve iu ndalua hyrja në zonat e hapura me pemë për arsye sigurie.

“Kam kaluar 65 vera në jetën time… dhe ajo që po shoh tani nuk është normale, nuk mund ta mohojmë më, ndryshimi i klimës po ndryshon jetën tonë”, tha kryetari i bashkisë së Milanos, Giuseppe Sala në rrjetet sociale.

Alarm i kuq për nxehtësinë

Në rajone të tjera të Italisë, vala e vazhdueshme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Jugore ka vazhduar të mbajë kontrollin e saj, duke bërë që 16 qytete italiane të jenë në alarm të kuq të martën për shkak të temperaturave jashtëzakonisht të larta, shkruan REL.

Ndër këto qytete janë Palermo, kryeqytet i Sicilisë dhe qyteti më i vogël i Katanias. Ditët e fundit, këto zona kanë përjetuar ndërprerje të shpeshta të furnizimit me energji dhe ujë, të cilat zyrtarët vendas ia atribuojnë vapës.

Në pjesë të caktuara të Sicilisë lindore, temperaturat arritën në 47.6 Celsius të hënën, duke iu afruar rekordit më të lartë evropian prej 48.8 Celsius të regjistruar në këtë ishull dy vjet më parë.

Aeroporti i Palermos u mbyll përkohësisht të martën kur një zjarr në afërsi e detyroi atë të pezullojë funksionimin. Megjithatë, më vonë në mëngjes, avionët ishin në gjendje të ngriheshin dhe të uleshin përsëri pasi zjarri u vu nën kontroll.

Autoritetet rajonale thanë se një grua vdiq pasi një ambulancë nuk mundi të arrinte në shtëpinë e saj për shkak të zjarrit.

Fotot në mediat sociale treguan gjithashtu një zjarr që kërcënonte vendin e lashtë arkeologjik të Segesta, në Sicili.

Autoritetet lokale thanë se zjarri u shua dhe vendi u mbyll përkohësisht për të kryer kontrolle për dëme të mundshme.

Gjithashtu lexoni:

Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte

Dritë jeshile nga Stambolli — Rusia dhe Ukraina pajtohen për shkëmbim të të burgosurve dhe hapa drejt armëpushimit

Bisedimet shtyhen për nesër — Rusia dhe Ukraina në tryezën e paqes në Stamboll – Shpresë për fundin e luftës pas tre vitesh gjakderdhje

Putini refuzon të takohet me Zelenskyn

Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim

KosovaNewss 25/07/2023 25/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
overcast clouds
6° _ 6°
85%
1 km/h
Sat
15 °C
Sun
17 °C
Mon
18 °C
Tue
18 °C
Wed
17 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj: Kurrë s’kam pa njerëz duke ikur si pa kry, sikur serbët nga Jabllanica
13:29 -17/05/2025
Dehari pret një vendim nga opozita pas kërkesës së VV-së për mbajtje të seancave një herë në javë
13:03 -17/05/2025
Putini pranon takimin me Zelenskin, por ka disa kushte
13:02 -17/05/2025
Macron: Uroj që javët e ardhshme të rifillojë dialogu Kosovë – Serbi
12:47 -17/05/2025
`Dita kundër homofobisë`, Guerot vendos në ambasadë flamurin e LGBT+
12:27 -17/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?