Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka deklaruar se do të presin vendimin e Gjykatës Kushtuese për Ligjin për Pagën Minimale, edhe pse kishin paralajmëruar bllokim të Kuvendit.
Jashari në takimin e thirrur nga AAK-ja, shtoi se lënia jashtë Ligjit për Pagën Minimale e kësaj kategorie është vendimi më i keq dhe gabim i madh.
Madje ai këtë e ka quajtur tradhti dhe keqpërdorim të besimit të qytetarëve.
“Vendimet e fundit të kësaj Qeveria përmes deputetëve, ka bërë një gabim të madh. Ka bë tradhti ndaj kësaj kategorie. Mos ta keqpërdorin besimin që ia kanë dhënë qytetarët”, raporton EO.
“Ata që e kanë marrë besimin të punojnë. Ne nuk do të heqim dorë nga qëndrimet e tona. Deri në interpretim të Kushtetuese ne do të presim, edhe pse jemi preku keq është ther dinjiteti i secilit qytetarë”
AAK-ja e ka dërguar javën e kaluar e ka dërguar në Gjykatën Kushtuese kërkesën lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale.


