KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Të martën protestohet kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës
Politikë

Të martën protestohet kundër ndërtimit të fabrikës së çimentos në Dollc të Klinës

KosovaNewss
KosovaNewss 19:55 -23/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë do të organizojë të martë, më 25 korrik 2023, një protestë në qytetin e Klinës, për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës se çimentos në fshatin Dollc. Sipas Këshillit Organizativ ndërtimi kësaj fabrike do të shkatërronte mjedisin, burimet e ujit, florën dhe faunën e pasur në këtë anë si dhe do të ndotë ajrin dhe shkaktojë dëme të tjera.

Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Ambientit në Klinë, nëpërmes një komunikate shtypi, thekson se është organizate jofitimprurëse e cila fushëveprimtarinë e saj e zhvillon në fushat si: mbrojtja e ambientit, avokim dhe lobim, pjesëmarrje qytetare, ruajtjen e florës dhe faunës si dhe aktiviteteve të tjera të cilat kanë për qëllim ngritjen e vetëdijesimit qytetar në ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit në Klinë.

“Qytetaret e Klinës janë duke u ballafaquar më kërcënimin për ndërtimin e një fabrikë të çimentos në fshatin Dollc të Klinës. Banorët e Klinës dhe fshatrave përreth nga fillimi kanë kundërshtuar ashpër idenë për ndërtim të kësaj fabrike për faktin se ky ndërtim do të shkatërronte ambientin, burimet e ujit, florën dhe faunën e pasur në këtë anë si dhe dëmtimin e ajrit dhe shumë dëme të tjera”, thuhet në komunikatë.

“Këto kundërshtime i kanë shprehur edhe në dëgjimet publike por që nuk janë marr parasysh e për me keq komentet e banoreve në dëgjime publike janë falsifikuar dhe si të tilla janë përdorur për t’u pajisur me dokumentacion”.

“Duke qene se Komuna e Klinës është në një proces gjyqësor me Ministrinë e Pushtetit Lokal, bazuar në këtë situatë, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës kishte pezulluar të gjitha lejet deri në përfundim të procesit gjyqësor. Po ashtu për informimin tuaj, ua rikujtoj se Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës z. Liburn Aliu, kishte nxjerr vendim për të vendosur moratorium për gurëthyesit e rinj dhe ata në procedurë për pëlqim mjedisor për dy vite (vendimi është nxjerr me 28.06.2021 dhe ka pasur fuqi veprimi deri me 28.06.2023). Në kundërshtim më këtë vendim, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, në janar të vitit 2023, ka lëshuar tre (3) pëlqime mjedisore për operatorin Wallingford Internatonal Kosovo L.L.C.”

“Bazuar në këto pëlqime mjedisore të nxjerra në kundërshtim me vendimin për moratorium për gurëthyesit e rinj dhe ata në procedurë për pëlqim mjedisor, operatori Wallingford International Kosovo L.L.C. ende pa përfunduar procesi gjyqësor, se fundmi ka nisur aktivitete në kodrën e fshatit Dollc, më çka ka provokuar qytetaret dhe ka nxitur reagimin e tyre”, thekson njoftimi për shtyp.

“Nisur nga shkeljet e mësipërme si dhe një seri shkeljesh të tjera gjatë procedurës së pajisjes me dokumentacion, si dhe bazuar në mos marrjen parasysh të kundërshtimeve të banoreve, ne si shoqatë kemi formuar Këshillin Organizativ për Organizmin e Protestës, e cila mbahet me 25.07.2023 nga ora 11:00, në qendër të qytetit të Klinës”.

Duke ditur rëndësinë ruajtjes se ambientit, përmes pasqyrimit të aktiviteteve tona në media, kërkojmë mbështetjen tuaj në organizimin tone. Mbështetja e kësaj proteste do të rris vetëdijen shoqërore për të kundërshtuar vendimet arbitrare në dëmtim të ambientit në vendin tone. Andaj, kërkojmë që të përcillni dhe ta pasqyroni këtë protestë në mediet tuaja me datë 25.07.2023, e cila mbahet në qendër të qytetit të Klinë nga ora 11:00″.

Protesta do të jetë paqësore dhe organizohet për të kundërshtuar ndërtimin e fabrikës se çimentos, e që për qëllim ka mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit në Klinë.

Po ashtu Këshilli Organizativ bën të ditur se ka takuar dhe ka marr mbështetjen e z. Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës se Pejës dhe z. Ekrem Kastrati, kryetari i Komunës së Malishevës si dhe është në pritje të takimit me kryetaret e Komunave të Gjakovës, Istogut dhe Skenderajt, si komuna të cilat preken nga ndotja në rast të ndërtimit të kësaj fabrike.

Gjithashtu lexoni:

Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kurti: Çfarëdo emri pa marrëveshje për president, do të na shpinte te zgjedhjet e reja

Basha: Kurtin po e sulmojnë ata që e pritshin Radoiçiqin në kryeministri

KosovaNewss 23/07/2023 23/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
19° _ 18°
79%
Sat
32 °C
Sun
34 °C
Mon
36 °C
Tue
37 °C
Wed
36 °C

Lajmet e Fundit

Droni hyn në hapësirën ajrore të Bullgarisë nga Rumania, shpërthen pranë një gazsjellësi
17:17 -08/08/2026
Torres drejt PSG-së, arrihet marrëveshja personale
15:58 -08/08/2026
Ambasada Britanike kërkon zgjidhje të situatës politike në Kosovë
15:28 -08/08/2026
Zelensky nga Serbia: Qëndrimi për mosnjohjen e Kosovës nuk ndryshon
14:53 -08/08/2026
Aksident me fatalitet në Prishtinë
14:15 -08/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?