Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në 13-vjetorin e marrjes së vendimit të Gjykatës së Ndërkombëtare të Drejtësisë për Pavarësinë e Kosovës, ka thënë se rreshtimi ynë kah vlerat perëndimore duhet të jetë i pakompromis.
Sipas Haradinajt kjo ngjarje është ndër më të rëndësishmet në historinë e Kosovës, në shtetformim dhe shtetndërtim.
“13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, legjitimoi përpjekjet tona historike, të drejtën tonë për shtet. Vendimi i GJND-së është ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë sonë të shtetformimit dhe shtetndërtimit.
Rreshtimi kah vlerat perëndimore dhe orientimi ynë euro-atlantik duhet të jetë synimi ynë i pakompromis. Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, është rruga e vetme për realizimin e synimeve tona si shtet.”, ka shkruar Haradinaj në facebook.