Portieri David de Gea thuhet se ka refuzuar shansin për të nënshkruar me skuadrën italiane, Inter Milan.
Spanjollit i është ofruar mundësia për të qenë pasuesi i Andre Onanas, mirëpo nuk është bindur nga oferta e klubit italian.
Sipas “Daily Record”, De Gea që u largua nga Man Unitedi si agjent i lirë ka pranuar një ofertë prej 5 milionë euro, mirëpo i ka kthyer përgjigje negative shkaku që kërkon afro 10 milionë euro për sezon, që i bie rreth 220 mijë funte për javë.
Inter nuk është në gjendje ta paguajë këtë vlerë pavarësisht që e shiti Andre Onanan te Man United për 55 milionë euro dhe tani është fokusuar plotësisht te marrëveshja me portierin e Shakhtarit Anatoliy Trubin, dhe të Bayern Munichut Yan Sommer.
Sa i përket De Geas, opsionet veçse po bien dhe ekziston mundësia që të kalojë në Arabinë Saudite, me Al Nassr që po vazhdon ta vëzhgojë nga afër.