KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » BE-ja me plan prej 20 miliardë eurosh në mbështetje ushtarake afatgjate për Ukrainën
Botë

BE-ja me plan prej 20 miliardë eurosh në mbështetje ushtarake afatgjate për Ukrainën

Kosova News
Kosova News 19:39 -20/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Josep Borrell, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka propozuar një plan të ri për të ofruar mbështetje ushtarake “të qëndrueshme dhe të parashikueshme” për Ukrainën.

Sipas projektit, blloku do të caktojë 20 miliardë euro për katër vitet e ardhshme për të rimbursuar pjesërisht shpenzimet e bëra nga shtetet anëtare me furnizimet e tyre për kombin e shkatërruar nga lufta, i cili është në mes të një kundërofensivë kundër trupave pushtuese ruse, përcjell Telegrafi.

Paratë do të jepen për pajisjet vdekjeprurëse dhe jo-vdekjeprurëse, në përputhje me parimin e neutralitetit që mbajnë disa shtete anëtare, dhe do të përbënin një nga angazhimet e sigurisë që liderët e BE ranë dakord t’i japin Ukrainës në një samit muajin e kaluar.

Alokimi financiar, shpjegoi Borrell të enjten në mbrëmje pas një takimi të ministrave të punëve të jashtme në Bruksel, do të jetë pjesë e një instrumenti jashtë buxhetit që ka kanalizuar deri më tani 5.6 miliardë euro ndihmë ushtarake për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

Ekzistenca e një mjeti të veçantë është i domosdoshëm sepse traktatet themeluese të BE-së ndalojnë përdorimin e fondeve të përbashkëta për të financuar “operacionet që kanë implikime ushtarake ose të mbrojtjes”.

“Ne propozojmë krijimin e një seksioni të dedikuar në kuadër të EPF për të siguruar deri në 5 miliardë euro në vit për katër vitet e ardhshme për nevojat e mbrojtjes të Ukrainës”, tha Borrell.

“Është i njëjti mjet, Fondi Evropian i Paqes, i cili ka funksionuar shumë mirë dhe ne do të vazhdojmë ta përdorim, por me një kapitull të dedikuar brenda tij me financime specifike”.

“Zarfi” prej 20 miliardë eurosh ende duhet të kthehet në një propozim të plotë dhe të negociohet nga shtetet anëtare.

Ai do të diskutohet “në detaje” në një takim jozyrtar ministror në Toledo të Spanjës, i cili do të zhvillohet në fund të gushtit, tha Borrell.

“Ky është vlerësimi i nevojave dhe kostove të angazhimeve tona afatgjata të sigurisë ndaj Ukrainës”, shtoi ai.

Borrell, i cili pranoi vetëm një pyetje gjatë konferencës për shtyp, nuk dha më shumë informacion rreth draft planit.

Propozimi i fundit nga Brukseli vjen në një kohë veçanërisht delikate për Kievin.

Forcat ukrainase kanë kaluar ditët e fundit duke u përpjekur të zmbrapsin sulmet ruse kundër objekteve të depozitimit të grurit të vendit, diçka që Borrell e përshkroi si një “mizori”.

Sulmet filluan menjëherë pasi presidenti Vladimir Putin vendosi të pezullojë korridorin e Detit të Zi që kishte lehtësuar tregtinë e drithërave me kosto të ulët në të gjithë botën.

Kremlini ka paralajmëruar se çdo anije që largohet nga portet e Ukrainës do të trajtohet si “transportues të mundshëm të ngarkesave ushtarake”, një kërcënim që çoi në rritje të çmimeve të mallrave

Gjithashtu lexoni:

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje

Alarm në Kinë, tajfuni i madh drejt vendit – evakuohen mbi 600 mijë njerëz

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Kosova News 20/07/2023 20/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
scattered clouds
18° _ 18°
77%
1 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen tre persona
18:23 -12/07/2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën
17:58 -12/07/2026
Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?