KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti kthehet në Kosovë pas katër ditësh në Greqi
Politikë

Kryeministri Kurti kthehet në Kosovë pas katër ditësh në Greqi

KosovaNewss
KosovaNewss 17:06 -20/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë pas katër ditësh qëndrimi në Greqi, ku mori pjesë në Simpoziumin Ndërkombëtar Symi. Për të marrë pjesë në këtë ngjarje. Pas kthimit, bashkë me Ministren Rozeta Hajdari dhe Ministren Arbërie Nagavci, ka takuar përfaqësuesit e bizneseve nga Sektori i Drurit dhe Mobiljeve.

Pjesëmarrja në Simpoziumin Ndërkombëtar Symi që mbahet në Greqi, është kthyer në një lloj tradite për kryeministrin Albin Kurti. Në këtë organizim, Kurti ka marrë pjesë për herë të gjashtë.

Madje, për të shkuar në edicionin e 25’të të këtij simpoziumi, Kurti ka injoruar edhe ftesën e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramës, i cili e ftoi në takimin joformal të udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor që u mbajtë të hënën në Tiranë, në kuadër të Procesit të Berlinit, me arsyetimin se pjesëmarrjen në Kretë e kishte konfirmuar para disa muajsh.

Gjatë qëndrimit atje katerditor, Kurti është takuar edhe me Emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajcak, me të cilin ka folur për situatën në veri.

Ndërkohë, dje është takuar me deputeten e parlamentit grek, njëherësh raportuesen për anëtarësimin e Kosovën në Këshillin e Evropës, Dora Bakoyannis dhe ish-kryeministrin e Greqisë, George Papandreou, që po ashtu është themelues i sympoziumit SYMI.

“Gjatë një dreke pune, ata shkëmbyen mendime mbi intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon, dhe aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës”, njoftoi Zyra e Kryeministrit.

Ky duket se ka qenë edhe takimi i fundit që ka zhvilluar kryeministri atje, meqë sot është kthyer në Kosovë.

Menjëherë pas kthimit në Kosovë, i shoqëruar edhe nga Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci dhe Ministrja Rozeta Hajdari, Kurti ka zhvilluar sot një bashkëbisedim me bizneset nga Sektori i Drurit dhe Mobiljeve për identifikimin e profileve të nevojshme të Arsimit dhe Aftësimit Profesional kundrejt nevojave të tregut të punës.

“Ai tha se Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se një ndër shtyllat e zhvillimit ekonomik të vendit, është ndërlidhja e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në tregun e Punës. Pra, siç sqaroi ai më tej, është se si të bëjmë që për diploma në shkollat tona të kemi vende pune në ekonominë tonë dhe për këtë e kemi përgjegjësinë edhe sektori publik dhe ai privat”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Kryeministri Kurti jep lajmin e mirë: Arsimi dual po bëhet

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Kosova ka nevojë për Qeveri Nacionale të Tranzicionit

Partisë Guxo i bashkohet një pjestar i Famijes Geci nga Llausha, Gërvalla: sot i hapëm dyert një guximtari të ri – Fatos Gecit

Osmani takoi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në konsultime për funksionimin kushtetues të Kuvendit

A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje

Presidentja Osmani: Nëse zvarritet procesi i konstituimit, i drejtohem Kushtetueses

KosovaNewss 20/07/2023 20/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
overcast clouds
20° _ 19°
53%
1 km/h
Thu
17 °C
Fri
11 °C
Sat
11 °C
Sun
17 °C
Mon
19 °C

Lajmet e Fundit

Telekomi paralajmëron hapa ligjorë: Përmbaruesi privat po tërheq mjete përtej shumës së përcaktuar
19:45 -15/05/2025
Zelensky: Ukraina e gatshme për negociata por Rusia nuk dëshiron armëpushim
19:28 -15/05/2025
Rama në takim me Costan: Synojmë mbylljen e negociatave me BE-në deri në vitin 2027
19:17 -15/05/2025
Kurti: Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë, shembull i suksesit në arsimin e lartë falë mbështetjes nga Qeveria e Kosovës
18:52 -15/05/2025
Gjykata e Lartë Spanjolle tregon për çfarë akuzohet Raul Asencio
18:44 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?