KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Dronët Bayraktar për Ushtrinë e Kosovës, ekspertët: FSK po profesionalizohet dita-ditës
Siguri

Dronët Bayraktar për Ushtrinë e Kosovës, ekspertët: FSK po profesionalizohet dita-ditës

Kosova News
Kosova News 10:00 -20/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Me ardhjen e dronëve turq “Bayraktar TB-2” në Kosovë, Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) dita-ditës janë duke u profesionalizuar si dhe duke u kompletuar edhe me armatim të nevojshëm.

Kështu kanë vlerësuarnjohësit e fushës së sigurisë në vend, Nuredin Ibishi e Avni Islami.

Islami tha se ardhja e dronëve është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës.

“Është një lajm i mirë për shtetin e Kosovës si dhe për banorët e Kosovës që ushtria jonë po vjen dita-ditës duke u profesionalizuar. Duke blerë, e duke u kompletuar me armatim dhe logjistikë të nevojshme. Meqenëse FSK-ja është ushtri dhe nuk është një forcë që merret vetëm me shuarjen e zjarreve, me deminime, etj, por sot FSK-ja jo vetëm që është pajisur me dronë, por është pajisur dhe me armë të tjera dhe synimi i saj është anëtarësimi në NATO”, ka thënë për Telegrafin, Islami.

Ai gjithashtu u shpreh se: “KFOR-i dhe NATO e kontrollojnë hapësirën ajrore, kjo nuk ka asgjë të keqe. Veprimet e FSK-së edhe tash por, edhe në të ardhmen do të jenë të koordinuara me KFOR-in për mbrojtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të Kosovës. Këtu nuk kemi të bëjmë me divergjenca dhe me mospajtime sepse të njëjtin qëllim e ka dhe FSK-ja por, edhe KFOR-i”.

Islami po ashtu theksoi se dronët Bayraktar mund të jenë multifunksional.

“Varet se për cilat qëllime duhet të përdoren këto dronë. Mund të jenë dronë multifunksional, mund të përdoren për identifikimin, gjurmimin për kalim ilegal të kufirit, e për shumë gjëra të tjera…Besoj që në fillim këto drone mund të përdoren për distanca të largëta, për ruajtjen e kufirit dhe marrjen e informacioneve në mënyrë që institucionet e sigurisë së Kosovës të kenë informacion të mjaftueshëm për lëvizjet ose për dyshimet për lëvizje qoftë p.sh të ushtrisë së Serbisë ose të ndonjë vendi tjetër ose për luftimin e krimit të organizuar”, ka thënë Islami.

Edhe eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se qasja me dronët apo fluturakët pa pilotë ka treguar një domosdoshmëri që të gjitha forcat e armatosura të fillojnë trajnimet dhe të pajisen me to.

“Duke i pas parasysh ndryshimet në aspektin gjeostrategjik dhe kërcënimet (sidomos lufta në Ukrainë) tregon se ka ndryshuar koncepti në aspekte strategjike. Kështu që qasja me pajisjet siç janë dronët apo fluturakët pa pilotë ka tregu një domosdoshmëri që të gjitha forcat e armatosura të fillojnë trajnimet dhe të pajisen me to”, ka thënë Ibishi.

Ai po ashtu tha se: “FSK në kuadër të planit të tranzicionit dhe ngritjes së kapaciteteve njerëzore teknike dhe teknologjike të pajisjeve me armatim e kanë paraparë dhe janë pajisur me disa dronë Bayraktar të cilat janë modern dhe që janë pajisur dhe vendet anëtare të NATO-s”.

Ibishi po ashtu tha se me anë të këtyre dronëve, Kosova mund t’i shfrytëzojë vetëm brenda territorit dhe jo jashtë saj.

“Për momentin këto pajisje që kanë për qëllim mbrojtjen, mund të përdoren nga vija brenda territorit të Kosovës dhe jo jashtë saj”, ka thënë Ibishi.

Ndryshe, dronët turq “Bayraktar TB-2” tashmë janë në bazat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, ndërsa oficerët kosovarë e kanë kryer trajnimin për përdorim.

Lidhur me blerjen e dronëve dhe arritjen e tyre në Kosovë ditë më parë ka shkruar kryeministri Albin Kurti, i cili ka prezantuar disa prej tyre.

Kurti tha se ushtrisë së Kosovës i janë shtuar edhe dronët Bayraktar TB-2 të cilët i kanë blerë si Qeveri nga Turqia.

E lidhur me blerjen e dronëve ka reaguar të hënën KFOR-i. Përmes një komunikate KFOR-i ka deklaruar se ata kanë autoritetin kryesor për hapësirën ajrore mbi Kosovë. 

Gjithashtu lexoni:

Nis verifikimi i 85,700 votave me postë

Policia ndalon në veri veturën e raportuar të vjedhur në Fushë-Kosovë

Komuna e Mitrovicës ndalon punimet pa leje, inspektorët vendosin shiritat

Kancelari austriak pas takimit me Kurtin: Të kapërcehet kriza politike dhe të bëhet përparim i prekshëm në dialogun me Serbinë

Kushtetuesja i jep të drejtë Qeverisë për tokën në Graçanicë, hapet rruga për ndërtimin e Qendrës Rezidenciale për autizëm dhe sindromën Down

Kosova News 20/07/2023 20/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Rashiq: Beogradi bëri presione ndaj serbëve dhe përdori ‘inxhiniering zgjedhor’ në Kosovë
19:34 -09/06/2026
Nis verifikimi i 85,700 votave me postë
19:17 -09/06/2026
Policia ndalon në veri veturën e raportuar të vjedhur në Fushë-Kosovë
19:11 -09/06/2026
Kusari: Kosova ka më pak burokraci për investime sesa vendet e BE-së
18:31 -09/06/2026
Rama i prerë për projektin e Zvërnecit: Nuk do të lejojmë ta vrasin pa lindur
18:23 -09/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?