Është gjetur pa shenja jete një person në banesën e tij në Obiliq.
Sipas Policisë, njesitë e zjarrëfikësve e kanë hapur me forcë derën e banesës së tij dhe mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Rr. Adem Jashari, Obiliq 19.07.2023 – 00:20. Njësitë policore pas marrjes së informatës nga dëshmitarja, se viktima mashkull kosovar nuk është duke u përgjigjur në telefon, së bashku me njësinë e zjarrfikësve, me forcë kanë hapur derën e banesës së viktimës dhe të njëjtin e kanë gjetur në shtrat pa shenja jete, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.


