KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Arrestohet zyrtari D.B pasi keqpërdori pozitën, ndihmoi të kërkuarin nga Interpoli
Siguri

Arrestohet zyrtari D.B pasi keqpërdori pozitën, ndihmoi të kërkuarin nga Interpoli

KosovaNewss
KosovaNewss 11:16 -19/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar opinionin publik se Departamenti për Krime të Rënda, konkretisht Njësiti për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka ndaluar të dyshuarin D.B., për shkak të veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoriteti zyrtar” dhe “Falsifikim i dokumentit zyrtar”.

Sipas njoftimit për media bëhet e ditur se i dyshuari në cilësinë e zyrtarit administrativ në zyrat e Regjistrimit Civil (ARC) i ka keqpërdorur autorizimet e tij ligjore.

“I lartcekuri dyshohet se më 15.10.2021, në Prishtinë, respektivisht në zyrat e Agjencisë për Regjistrim Civil (ARC), në cilësinë e zyrtarit administrativ pranë kësaj Agjencie, përgjegjës për aplikim dhe shpërndarjen e dokumenteve personale (letërnjoftim, patentë shoferë dhe pasaportë), me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për tjetrin, me dashje dhe dijeni, i ka keqpërdorur autorizimet e tija ligjore, duke vepruar në kundërshtim me legjislacionin për dokumentet personale.

Në atë mënyrë që, personit me inicialet M.D., shtetas i Republikës së Shqipërisë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli për vepra penale të narkotikëve, i sjellë dobi të kundërligjshme duke i ndihmuar që ta kompletojë, pranojë dhe vërtetojë dokumentacionin personal në emër dhe me të dhënat e të dëmtuarit A.N., kështu duke i mundësuar personit M.D., që të nxjerrë letërnjoftimin dhe pasaportën e Republikës së Kosovës me të dhënat e të dëmtuarit A.N”, thuhet në njoftim.

Po ashtu në njoftim bëhet e ditur se Prokurori i Shtetit, lidhur me këtë çështje penale, në koordinim me Policinë është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qëllim të luftimit të këtyre raste të cilat kohëve të fundit janë në rritje e sipër. 

Gjithashtu lexoni:

Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së

Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në jug të Kosovës

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Dështon tentimi i 16-të për konstituimin e Kuvendit

Arrestohet një serb nën dyshime për krime lufte në Zveçan

KosovaNewss 19/07/2023 19/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

A ka mundësi për zgjedhje të reja? Osmani: Pa u pajtuar për konstituim, s’mund të pajtohen për zgjedhje
16:19 -15/05/2025
Presidentja Osmani: Nëse zvarritet procesi i konstituimit, i drejtohem Kushtetueses
15:57 -15/05/2025
Conceicao i zhgënjyer me humbjen e finales në Kupën e Italisë: U luajt shumë pak futboll
15:52 -15/05/2025
Misioni Vëzhgues i BE-së: Fushata zgjedhore, subjekt i ndërhyrjes nga Serbia e administrata e SHBA-së
15:19 -15/05/2025
Haradinaj pas takimit me presidenten: Do ta votojmë për kryetar të Kuvendit një person unifikues
15:11 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?