KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria maqedonase miraton propozimin për ndryshime të Kushtetutës
Rajon

Qeveria maqedonase miraton propozimin për ndryshime të Kushtetutës

KosovaNewss
KosovaNewss 19:43 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme ka shqyrtuar dhe miratuar tekstin e Propozimit për ndryshime dhe plotësime të Kushtetutës dhe ka vendosur që dokumenti t`i dorëzohet Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.Sipas njoftimit të qeverisë, intervenimet kanë të bëjnë me shtimin e pjesëve të popujve në Preambulë.“Respektivisht, në formulimin; “Qytetarët e RMV-së, popullit maqedonas, pjesë të popullit shqiptar, popullit turk, popullit vlleh, popullit serb, popullit boshnjak e të tjerëve”, pas fjalës popullit boshnjak vendoset presje dhe shtohet: populli bullgar, populli kroat, populli malazez, populli slloven, populli hebre dhe populli egjiptian”, thuhet në njoftimin e qeverisë maqedonase, shkruan Klan Macedonia, transmeton Klankosova.tv.Siç thuhet në komunikatën e Qeverisë, propozimet për ndryshimet kushtetuese janë përgatitur nga grupi i punës të përbërë nga ekspertë, profesorë të shquar nga disa universitete të vendit si dhe përfaqësues të partive politike, me mbështetje unanime të përmbajtjes së tekstit.Propozimi, është përpunuar në bazë të Konkluzioneve të Kuvendit të miratuar në seancën e mbajtur më 16 Korrik 2022, kurse ndërlidhen me Konkluzionet e Këshillit të BE-së dhe qëndrimit të përbashkët dhe deklaratës hyrëse të BE-së në takimin politik të Konferencës Ndërqeveritare për aderimin e RMV-së në BE.“RMV-ja konform përcaktimit strategjik për anëtarësim fuqiplotë në BE është e vendosur t`i zbatojë obligimet e marra në kuadër të kornizës negociuese dhe negociatave aderuese RMV – BE që nisën me mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare më 19 Korrik 2022”, thuhet në njoftimQeveria, siç thuhet në komunikatë, vlerëson se para qytetarëve dhe vendit gjendet shansi i papërsëritshëm për të konfirmuar rrugën evropiane, përshpejtimin e integrimeve evropiane dhe realizimin e qëllimit evropian deri në vitin 2030.Qeveria, pret konstruktivitet nga të gjitha subjektet politike dhe të fokusohen për të arritur konsensusin mbipartiak gjatë miratimit të ndryshimeve kushtetuese.“Një vendim i këtillë i Kuvendit të RMV-së do të mundësojë mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare me BE-në deri në Dhjetor 2023, hapjen e kapitujve në negociata, intensifikimin e reformave dhe anëtarësim të shpejtë në BE”, thonë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.Qeveria ka bërë thirrje që të mbretërojë arsyeja dhe vetëdija për momentin aktual në të cilin gjendet vendi, me qëllim që të shmanget izolimi i sërishëm shumëvjeçar dhe përfundimisht t`i realizojë perspektivat evropiane.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

KosovaNewss 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
17° _ 16°
78%
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
33 °C
Sat
34 °C

Lajmet e Fundit

Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
MASh konsultohet me institucionet e arsimit të lartë për Strategjinë 2035+
20:14 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?