KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Lirohen nga akuza Arbër Sejdiu dhe dy të tjerë, të akuzuar për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje
Siguri

Lirohen nga akuza Arbër Sejdiu dhe dy të tjerë, të akuzuar për tentim vrasje dhe armëmbajtje pa leje

Kosova News
Kosova News 15:18 -18/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ferizaj- Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj të akuzuarve Muhamet e Arbër Sejdiu dhe Gazmend Peci, të cilët akuzoheshin për tentim vrasje e armëmbajtje pa leje.

Ndryshe, Arbër Sejdiu është i akuzuar edhe në rastin vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj, Marigona Osmanit.  

Sipas aktgjykimit të shpallur të martën nga kryetari i trupit gjykues, Habib Zeqiri, të akuzuarit janë liruar nga të gjitha pikat e aktakuzës me arsyetimin se nuk është provuar se të njëjtit kanë kryer veprat penale si në aktakuzë.

Sipas aktgjykimit, janë konfiskuar në mënyrë të përhershme katër gëzhoja, tri predha, një shufër e gomës si dhe një fishek 7×62 mm.

Ndërsa, shpenzimet e procedurës bien në barrë të kësaj gjykate.

Sipas aktakuzës, të akuzuarit Muhamet Sejdiu dhe Arbër Sejdiu më 11 korrik 2013 në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj afër pompës së derivateve “Kema Petrol”, me dashje kishin tentuar që t’i privojnë nga jeta Gazmend Pecin dhe Fevzi Smajlin, në atë mënyrë që kishin shtënë me armë zjarri të kalibrit 9×19 mm, katër herë në drejtim të tyre, me ç’rast kishin goditur veturën në pjesën e prapme, të cilën ishte duke e vozitur Gazmend Peci, e tipit “Pasat”, duke rrezikuar jetën edhe të pasagjerit Fevzi Smajli.

Gjithnjë sipas aktakuzës, krejt kjo kishte ardhur pasi në muajin shkurt të vitit 2012, Gazmendi kishte bërë një marrëveshje me vajzën e të pandehurit të parë, I.S, që të lidhin martesë për t’ia rregulluar shtetësinë suedeze, për të cilën Gazmendi kishte për të paguar 20 mijë euro, ndërsa kishte dhënë parapagesën në shumën prej 7 mijë e 500 euro sipas marrëveshjes, gjë që nuk kishte ndodhur deri më tani martesa në fjalë.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 178, par. 1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal.

Sipas dispozitivit II të aktakuzës, me datë, kohë dhe vendin si në dispozitivin e parë të kësaj akuze, të pandehurit kishin mbajtur në mënyrë të paautorizuar armën e llojit revole të kalibrit 9x19mm, të cilën e kanë përdorur në rrethana dhe mënyrën, si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze.

Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armēve” nga nenin 374, par. 1 të Kodit Penal, shkruan Betimi për Drejtësi.

Tutje, sipas aktakuzës i akuzuari Gazmend Peci më 11 korrik 2013, në rrugën “Driton Islami” në Ferizaj afër pompës së derivateve “Kema Petrol”, me dashje kishte tentuar të privojë nga jeta Muhamet e Arbër Sejdiun dhe Admir Aliun, në atë mënyrë pasi që kishte filluar konfliktin me Muhametin tek shtëpia e këtij të fundit, i pandehuri kishte vazhduar rrugën nga Ferizaj për në drejtim të Prishtinës, pasi që i ishte vënë pas ndjekjes Muhameti, Arbëri dhe Admir Aliu, kishte nxjerrë revolen dhe kishte shtënë një herë në drejtim të tyre, duke goditur në pjesën e përparme të motorit të automjetit “Volvo”, e cila ishte pronë e familjes Sejdiu.

Sipas aktit akuzues, krejt kjo kishte ardhur për shkak të marrëveshjes që Gazmendi e kishte bërë me vajzën e të pandehurit të parë rreth martesës për t’ia rregulluar shtetësinë suedeze.

Me këtë, akuzohet se ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë” nga neni 178, par.1, nënparagrafi 1.5 lidhur me nenin 28 të Kodit Penal.

Sipa dispozitivit IV të aktakuzës, me datë, kohë dhe vendin si në dispozitivin e tretë të kësaj aktakuze, i pandehurit kishte mbajtur në mënyrë të paautorizuar armën e llojit revole të kalibrit 7×26, të cilën e kishte përdorur ne rrethana dhe mënyrën si në dispozitivin e tretë të kësaj aktakuze.

Me këtë, akuzohej se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronēsi, kontroll, posedim ose në shfrytëzim të paautorizuar të armēve”, nga neni 374, par. 1 të Kodit Penal, vepër me të cilën kryerësi dënohet me gjobë deri në 7 mijë e 500 euro ose me burgim deri në pesë vjet. 

Gjithashtu lexoni:

Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende

Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës

Vetëvendosje i siguron 52 ulëse në Kuvend me votat e diasporës, PDK-ja e humb edhe një mandat

Gjykata Supreme pezullon gradimet në Policinë e Kosovës

Njësia Rajonale në Gjakovë shqipton 306 gjoba për përdorim të telefonit dhe konfiskon 44 patentë shoferë

Kosova News 18/07/2023 18/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Nuk ka fitues në ndeshjen Belgjikë – Egjipt
23:08 -15/06/2026
Trump: Marrëveshja me Iranin është nënshkruar
22:42 -15/06/2026
Rritet interesimi i të rinjve për FSK-në, 234 aplikime për 44 vende
21:45 -15/06/2026
Kurti theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e arsimit gjithëpërfshirës
21:09 -15/06/2026
Shqipëria nënshkruan tri konventa në Strasburg për shtetin ligjor
20:43 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?