Miqësore e hidhur për Cristiano Ronaldon i cili me Al-Nassr-in e tij humbi 5-0 ndaj Celta Vigo.
Një disfatë e rëndë e cila megjithatë nuk i hoqi portugezëve dëshirën për të folur për mediat pas ndeshjes.
“Unë hapa rrugën për Ligën Saudite dhe tani të gjithë lojtarët po vijnë këtu. Vendimi im për të luajtur për një klub saudit ishte vendimtar në sjelljen e lojtarëve të tjerë të nivelit të lartë. Është një fakt. Kur shkova te Juventusi, Seria A kishte vdekur dhe pasi nënshkroa unë u rivitalizua. Kudo që shkon Cristiano, ai gjeneron më shumë interes”, tha Ronaldo.
Kritikat e ngritura ndaj tij për vendimin për të nënshkruar me Al-Nassr nuk janë harruar.
“Ata më kritikuan që shkova në Arabi, por çfarë ndodhi tani? Unë isha një pionier. Pas një viti gjithnjë e më shumë lojtarë të nivelit të lartë do të vijnë në Arabinë Saudite dhe liga do të kalojë atë turke dhe holandeze”.
“Nuk do të kthehem në futbollin evropian, dera është plotësisht e mbyllur. Unë jam 38 vjeç dhe për më tepër futbolli evropian ka humbur shumë cilësi. E vetmja ligë konkurruese është Premier League, ata janë shumë më përpara se të gjithëve ligat e tjera. Liga Saudite është më e mirë se MLS. Jam 100% i sigurt se nuk do të kthehem në një klub evropian”, përfundoi asi portugez.



