Policia e Kosovës ka njoftuar se janë lënduar dy persona në Prizren, ku kanë qenë duke punuar në vendin e tyre të punës.
Sipas Policisë, të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe njëri prej tyre është dërguar edhe në QKUK.
Ndërsa për rastin policia e ka arrestuar një person i cili me vendim të prokurorisë është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Rr. Transiti i Vjetër, Prizren 17.07.2023 – 11:30. Në rrethana të panjohura dy punëtorë meshkuj kosovarë, kanë pësuar lëndime trupore në vendin e tyre të punës. Ku njëri nga të lënduarit është dërguar në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor, ndërsa tjetri është liruar pas tretmanit mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Pas hetimeve të zhvilluara lidhur me rastin, është arrestuar i dyshuari kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.


