Ka humbur jetën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës një grua e cila një javë më parë u lëndua nga një aksident në Pejë.
Këtë e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, ku sqaron se rasti kishte ndodhur me 11 korrik, ndërsa viktima ka vdekur të hënën me 17 korrik.
“E dyshuara kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar, me datë 17.07.2023 ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftrim.
Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.
Njoftimi i plotë i policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET/Fsh. Turjak, Pejë 11.07.2023-09:30. E dyshuara kosovare e cila ishte duke u trajtuar në QKUK për shkak të lëndimeve që kishte pësuar, me datë 17.07.2023 ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.


