KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nënshkruhet marrëveshja – artistë nga Amerika performojnë në Prishtinë, Hovenier: Me dialog t’i rrënojmë barrierat
Kulturë

Nënshkruhet marrëveshja – artistë nga Amerika performojnë në Prishtinë, Hovenier: Me dialog t’i rrënojmë barrierat

KosovaNewss
KosovaNewss 11:16 -17/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, së bashku me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier dhe Leutrim Fishekqiu, drejtor i  Organizatës Joqeveritare “Autostrada Biennale”, kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i urave përmes artit dhe kulturës: Programi i shkëmbimit kreativ ShBA – Kosovë”.

Përmes kësaj marrëveshje, artistë botërorë do të vijnë në Kosovë për t’i promovuar veprat e tyre.

Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, tha se artistë të mirënjohur nga Amerika do të performojnë në Prishtinë, duke e quajtur këtë diplomaci kulturore.

“Sot e kemi një ditë me interes të veçantë ku po e nënshkruamë një marrëveshje ‘Autostrada Biennale’. Kjo kontratë nënkupton se bashkëpunimet që i kemi pas do të vazhdojnë edhe më tutje në aspektin e artit dhe kulturës ku do të sjellim artistë të mirënjohur amerikan që do të performojnë në kryeqytet”, tha Rama.

“Do të bëjnë diplomaci kulturore e kështu do të njihemi me këta artistë botërorë”, tha tutje Rama.

E ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se artistët që do të vijnë në Kosovë, me vete do të sjellin edhe këndvështrime të artit të tyre amerikan.

Madje sipas tij, ata do të mundohen të krijojnë dialog që synon t’i rrënojë të gjitha barrierat, raporton eo.

“Me të vërtetë jam i lumtur që dua të theksoj së përmes kësaj marrëveshje do të mundohemi të sjellim një mostër të larmishme të artit amerikan. Artistët cilët do të vijnë në Kosovë, me vete sjellin edhe këndvështrime të artit të tyre”.

“Gjatë qëndrimit në Kosovë do të krijojnë dhe do të ekspozojnë veprat e tyre prandaj e mirëpres këtë sinergji të ndjenjave amerikane me ato kosovare dhe ata do të angazhohen në tërë vendin”, tha Hovenier.

“Meqenëse po flasim artit ata do të mundohen të krijojnë dialog që synon t’i rrënojë të gjitha barrierat”, tha tutje Hovenier.

Drejtor i  Organizatës Joqeveritare “Autostrada Biennale”, Leutrim Fishekqiu, u shpreh i lumtur me këtë bashkëpunim. Sipas tij, përmes këtyre bashkëpunimeve, po krijohet arti në Kosovë.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

KosovaNewss 17/07/2023 17/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Dogana asgjëson mbi 6 mijë bluza që cenonin të drejtat e pronësisë intelektuale
08:55 -09/07/2026
Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht
08:52 -09/07/2026
Arrestohet 16-vjeçari në Ferizaj, dyshohet për kanosje me armë
08:48 -09/07/2026
Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?